Bajrami sheh ‘hile’ për interesa zgjedhore të VV-së te vendimi i ZRRE-së për shtyrje të shtrenjtimit të rrymës për 1 muaj
Hykmete Bajrami e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka parë hile te vendimi i ZRRE-së për të shtyrë për një muaj vendimin për shtrenjtim të rrymës siç ka kërkuar KESCO për njëzet e një përqind. Ky një muajsh, lë të kuptojë Bajrami, është llogaritja e ZRRE-së “së kapur” nëse do të ketë zgjedhje të reja ose


Hykmete Bajrami e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka parë hile te vendimi i ZRRE-së për të shtyrë për një muaj vendimin për shtrenjtim të rrymës siç ka kërkuar KESCO për njëzet e një përqind.
Ky një muajsh, lë të kuptojë Bajrami, është llogaritja e ZRRE-së “së kapur” nëse do të ketë zgjedhje të reja ose jo që do të dihet përfundimisht në fund të prillit, ku me moszgjedhje të presidentit, shkohet me automatizëm në zgjedhje.
Postimi i plotë:
Kur kapet ZRRE-ja çmimi i rrymës varet nga koha e zgjedhjeve
ZRRE e shtyu vendimin për tarifat e reja deri më 1 Maj 2026. Edhepse tarifat aktuale mbeten të njëjta për momentin, realiteti nuk ndryshon: në vitin 2025 kemi importuar rreth 259 milionë euro energji elektrike.
Këtë kosto kemi me pagu ne, nëse jo tani sigurt me vonë. Ndryshon vetëm mënyra se si kemi me pagu:
-Nëse ka zgjedhje afër, ka mundësi që qeveria të subvencionojë pjesën më të madhe nga buxheti (me paratë tona).
-Nëse nuk ka zgjedhje, çmimi i ngritur kalon drejtpërdrejt te faturat tona nga 1 Maji.
Si në njërin rast, ashtu edhe në tjetrën, jemi ne ata që paguajmë në fund, sepse qeveria nuk krijon para, vetëm i merr taksat dhe kontributet e gjithsecilit, e pastaj i shpërndan sipas interesit politik/ elektoral, siç ka ba që 6 vjet.
https://www.facebook.com/hykmete.bajrami/posts/1469026044610283?ref=embed_post
