Balotazhi në Prishtinë, qytetarët presin përmirësim të kushteve të jetesës

Qytetarë të kryeqytetit presin përmirësim të jetesës në Prishtinë. Disa prej tyre të cilët kanë ushtruar të drejtën e votës kanë shprehur opinionet e tyre për KosovaPress, duke treguar nëse kanë hasur në parregullsi gjatë votimit. Qytetari nga Prishtina, Hivzi Mehmeti konsideron se është e rëndësishme që kryetari të jetë sa më afër qytetarëve. “Pres

Nëntor 9, 2025 - 13:00
 0
Balotazhi në Prishtinë, qytetarët presin përmirësim të kushteve të jetesës
Balotazhi në Prishtinë, qytetarët presin përmirësim të kushteve të jetesës

Balotazhi në Prishtinë, qytetarët presin përmirësim të kushteve të jetesës

Qytetarë të kryeqytetit presin përmirësim të jetesës në Prishtinë. Disa prej tyre të cilët kanë ushtruar të drejtën e votës kanë shprehur opinionet e tyre për KosovaPress, duke treguar nëse kanë hasur në parregullsi gjatë votimit.

Qytetari nga Prishtina, Hivzi Mehmeti konsideron se është e rëndësishme që kryetari të jetë sa më afër qytetarëve.

“Pres që të mos bëhet si në zgjedhjet e kaluara nacionale. Këta të punojnë për Prishtinën, për qytetarët, jo për vetvetën, siç kanë punuar deri më tash për interesa të veta. Duhet të punohet edhe çdo kryetar duhet të kontaktojë me çdo qytetarë dhe në çdo lagje dhe duhet me ua dit hallin, aty është problemi. Këta po premtojnë, si po hypin në karrige, karrigia e ëmbël, paraja që kanë thënë pleqtë po të çon peshë ta hjek fukrallakun, por jo maskarallakun. Neve na duhet një kryetar i vetëdijshëm që më tepër rrin në terren se sa me fëmijët e vet”, ka thënë ai.

Edhe Isuf Berisha nga Prishtina i cili ushtroi të drejtën e tij te votës në Fakultetin Teknik, u shpreh se nuk ka hasur në telashe gjatë votimit.

“Ishte një proces shumë i mirë [i votimit], ne e kryem një obligim si qytetar që është i nevojshëm për zgjedhjet komunale. Besoj që do të fitojë më i miri”, ka thënë ai.

Të drejtë vote në Prishtinë kanë mbi 222 mijë qytetarë.  Ndërkaq, jashtë Kosovës të drejtë vote për raundin e dytë zgjedhjeve kanë mbi 1700 qytetarë. Në Prishtinë gara në këtë balotazh për zgjedhje lokale po zhvillohet mes Përparim Ramës të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Hajrulla Çekut të Lëvizjes Vetëvendosje. Sot gara për kryetarë komunash zhvillohet në 18 komuna të Kosovës.

Në këto komuna ku sot do të zhvillohet rundi i dytë i procesi zgjedhor për zgjedhjet lokale do të zhvillohet në 525 Qendra të Votimit, me gjithsej 1,648 vendvotime, prej të cilave 507 qendra me 1,628 vendvotime për votimin e rregullt dhe 18 qendra, nga një për çdo komunë ku mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve, me 20 vendvotime, për të mundësuar votimin me kusht. Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këto 18 komuna është 1,316,672 votues. /Kosovapress/