“Hajde nalem”, ministri Sveçla kallëzon fuqinë në rrugë, përplaset me një djalë te ri
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është përfshirë sot në një debat me një qytetar. Ai ka ndaluar të njëjtin në rrugë pasi i ka penguar veshja që kishte që ishte me simbol të LDK-së. “Kjo nuk lejohet, LDK te shkolla nuk lejohet, rreth shkollës nuk lejohet”, i tha Sveçla qytetarit. Qytetari […]


Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është përfshirë sot në një debat me një qytetar.
Ai ka ndaluar të njëjtin në rrugë pasi i ka penguar veshja që kishte që ishte me simbol të LDK-së.
“Kjo nuk lejohet, LDK te shkolla nuk lejohet, rreth shkollës nuk lejohet”, i tha Sveçla qytetarit.
Qytetari iu përgjigj: “Ti me më fotografu nuk lejohet, ministër duhesh me i ditë ligjet ma i mirë, shihemi në gjykatë Xhelal”.
Sveçla iu përgjigj: Hajde nalem.
Më pas, ministri e fotografoi dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Ministri nuk u ndal me kaq pasi në “Facebook” publikoi foton e qytetarit.
“‘Institucionalistët’ në shkelje të ligjit për zgjedhjet para qendrës së votimit me simbol partiak. Panik!”, shkroi ai.