Barduani pret në takim komandantin britanik, diskutojnë sigurinë në Kosovë dhe rajon

Komandanti i misionit KFOR-it, Enrico Barduani, priti sot në takim komandantin e Brigadës së 7-të të ushtrisë britanike, Andrew Watson, në shtabin e KFOR-it në kampin “Film City”, në Prishtinë. Në njoftimin e lëshuar thuhet se të dy komandantët diskutuan dinamikën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe kontekstin më të gjerë rajonal. “Gjeneral Brigade Watson

shtator 19, 2025 - 00:00
 0
Barduani pret në takim komandantin britanik, diskutojnë sigurinë në Kosovë dhe rajon
Barduani pret në takim komandantin britanik, diskutojnë sigurinë në Kosovë dhe rajon

Barduani pret në takim komandantin britanik, diskutojnë sigurinë në Kosovë dhe rajon

Komandanti i misionit KFOR-it, Enrico Barduani, priti sot në takim komandantin e Brigadës së 7-të të ushtrisë britanike, Andrew Watson, në shtabin e KFOR-it në kampin “Film City”, në Prishtinë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se të dy komandantët diskutuan dinamikën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe kontekstin më të gjerë rajonal.

“Gjeneral Brigade Watson përgëzoi rolin e vazhdueshëm të KFOR-it në nxitjen e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”.

“Gjenerali Barduani shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për angazhimin dhe profesionalizmin e personelit britanik dhe, në veçanti, mirënjohjen e tij të përzemërt për Gardën Skoceze, të vendosura në Kosovë si pjesë e forcave rezervë të NATO-s”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.