Bashkë, Elijona dhe Klodi kapen mat në Tiranë

Dyshja shumë e dashur për publikun, Elijona dhe Klodi, duket se po shijojnë në maksimum kohën e tyre së bashku. Së fundmi, dy ish-banorët e “Big Brother VIP Kosova 4” janë parë së bashku në rrugët e Tiranës. Që pas përfundimit të rrugëtimit...

maj 5, 2026 - 17:32
Bashkë, Elijona dhe Klodi kapen mat në Tiranë

Dyshja shumë e dashur për publikun, Elijona dhe Klodi, duket se po shijojnë në maksimum kohën e tyre së bashku. Së fundmi, dy ish-banorët e “Big Brother VIP Kosova 4” janë parë së bashku në rrugët e Tiranës.

Që pas përfundimit të rrugëtimit të tyre dhe daljes nga shtëpia e famshme dy muaj më parë, dy shokët kanë qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes dhe thashethemeve në mediat rozë. Lidhja e tyre e ngushtë, dhe pëlqimi i shprehur nga Elijona brenda BBVK, ka bërë që fansat të aludojnë vazhdimisht për një romancë të mundshme mes tyre.

Zërat për një afrimitet që i kalon kufijtë e miqësisë u shtuan edhe më shumë pas një zhvillimi të rëndësishëm në jetën personale të Klodit. Pak kohë pas daljes nga “BBVA 4”, ai konfirmoi publikisht se i kishte dhënë fund lidhjes me të dashurën e tij, detaj ky që vetëm sa i hodhi benzinë zjarrit të spekulimeve të publikut.

Megjithatë, pavarësisht pamjeve ku shihen mjaft të afërt dhe kohës që kalojnë në shoqërinë e njëri-tjetrit, ende nuk ka një reagim. As Elijona dhe as Klodi nuk e kanë konfirmuar nëse ky afrimitet tregon se ata janë më shumë se shokë.

Për momentin, gjithçka mbetet brenda kuadrit të thashethemeve, teksa fansat presin me padurim që dyshja të thyejë heshtjen. /Prive By Liberta Spahiu

The post Bashkë, Elijona dhe Klodi kapen mat në Tiranë appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.