Bashkëshortja e Altin Krasniqit: Vlerat e atdhedashurisë për vendin janë të rrënjosura thellë në ADN-në e Altinit
Bashkëshortja e Altin Krasniqit, djalit të Jakup Krasniqit, Elizabeta Sylaj, ka shpërnda një fotografi së bashku me Altinin, ku i ka dhënë mbështetje të plotë atij, në garën për deputet në Kuvendin e Kosovës. Ajo thotë se bashkëshorti i saj, Altin Krasniqi është i lindur për gjëra të mëdha, dhe sipas saj, ai është i
Bashkëshortja e Altin Krasniqit, djalit të Jakup Krasniqit, Elizabeta Sylaj, ka shpërnda një fotografi së bashku me Altinin, ku i ka dhënë mbështetje të plotë atij, në garën për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Ajo thotë se bashkëshorti i saj, Altin Krasniqi është i lindur për gjëra të mëdha, dhe sipas saj, ai është i gatshëm të angazhohet për një të ardhme të ndritur pë Kosovën
“Altini, djalë Kosove, i lindur për gjëra të mëdha, i rritur duke parë dhe përjetuar zhvillime të mëdha të vendit, tani është i gatshëm të angazhohet me vendosmëri për një të ardhme më të ndritur për Kosovën.Si bashkëshortja e tij, kam pasur mundësinë ta shoh nga afër angazhimin e tij dhe e di se çdo vendim që ai merr është i udhëhequr nga një dëshirë e sinqertë për ndryshim. Si mjeke profesioniste, që i shërbej shëndetit të njerëzve, kam një ndjenjë të thellë për rëndësinë e përkushtimit ndaj të mirës publike, dhe kjo është ajo që e motivon Altinin në çdo hap të tij”, ka shkruar Sylaj
Tutje Sylaj ka thënë se Altini ka një vizion të qartë për vendin dhe se do të sjell ndryshime pozitive.
“Unë besoj thellë në aftësitë e Altinit. Ai ka një vizion të qartë për një të ardhme më të mirë për vendin tonë dhe është i angazhuar të sjellë ndryshime të qëndrueshme dhe pozitive. Energjia e tij e re dhe pozitive është ajo që i nevojitet vendit në këto kohë sfiduese. Veprimi i tij gjithmonë është i udhëhequr nga ndershmëria dhe respekti për të tjerët, dhe për këtë arsye jam e bindur se do të jetë një përfaqësues i denjë për qytetarët në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ajo.
Postimi i plotë:
Altini, djalë Kosove, i lindur për gjëra të mëdha, i rritur duke parë dhe përjetuar zhvillime të mëdha të vendit, tani është i gatshëm të angazhohet me vendosmëri për një të ardhme më të ndritur për Kosovën.
Si bashkëshortja e tij, kam pasur mundësinë ta shoh nga afër angazhimin e tij dhe e di se çdo vendim që ai merr është i udhëhequr nga një dëshirë e sinqertë për ndryshim. Si mjeke profesioniste, që i shërbej shëndetit të njerëzve, kam një ndjenjë të thellë për rëndësinë e përkushtimit ndaj të mirës publike, dhe kjo është ajo që e motivon Altinin në çdo hap të tij.
Unë besoj thellë në aftësitë e Altinit. Ai ka një vizion të qartë për një të ardhme më të mirë për vendin tonë dhe është i angazhuar të sjellë ndryshime të qëndrueshme dhe pozitive. Energjia e tij e re dhe pozitive është ajo që i nevojitet vendit në këto kohë sfiduese. Veprimi i tij gjithmonë është i udhëhequr nga ndershmëria dhe respekti për të tjerët, dhe për këtë arsye jam e bindur se do të jetë një përfaqësues i denjë për qytetarët në Kuvendin e Kosovës.
Altini ka një përvojë të gjerë në fushën noteriale, ku ka punuar si asistent dhe menaxher i zyrës. Ky angazhim i ka mundësuar atij të zhvillojë aftësi të shkëlqyera menaxheriale dhe të komunikojë drejtpërdrejt me qytetarët, duke i ndihmuar ata të zgjidhin çështje të ndryshme ligjore dhe administrative. Përvoja e tij, duke punuar me shumë individë çdo ditë, i ka dhënë atij një ndjeshmëri të thellë për nevojat dhe sfidat që ata hasin, si dhe aftësinë për të ofruar zgjidhje konkrete dhe të drejta. Që nga mosha 18 vjeçare, Altini ka kombinuar punën dhe studimet në fushën e drejtësisë, duke u përkushtuar me disiplinë të jashtëzakonshme në çdo hap të tij. Ky angazhim i vazhdueshëm është një pasqyrim i përkushtimit të tij për t’u shërbyer qytetarëve dhe për t’u siguruar atyre mundësi të barabarta.
Vlerat e atdhedashurisë, sakrificës dhe përkushtimit për vendin janë të rrënjosura thellë në ADN-në e Altinit. Prandaj, e di se ai është i gatshëm të kontribuojë për këtë vend, duke ndjerë thellë se çdo sukses i Kosovës është i tij.
Altini është “biri yt, Kosovë”, dhe ai do të punojë me zemër për të siguruar një të ardhme më të mirë për Toskën tonë dhe për çdo fëmijë e qytetar tjetër të Republikës së Kosovës.
Altin Krasniqi 20