Deliu-Kodra: Deharit ia përcakton mosha ta udhëheqë seancën, e jo për të marrë urdhra nga Albulena Haxhiu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra në emisionin “Click” në RTV21 tha se kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari mori urdhra nga Albulena Haxhiu dhe anëtarë të tjerë të Vetëvendosjes. “Është problematike të bashkëpunohet kur mungon debati, diskutimi, kur me arbitraritet të plotë vendosen standardet, edhe skenarët përgatiten se si do t’i drejtohet kryesuesi

Prill 18, 2025 - 04:00
 0  8
Deliu-Kodra: Deharit ia përcakton mosha ta udhëheqë seancën, e jo për të marrë urdhra nga Albulena Haxhiu
deliu-kodra:-deharit-ia-percakton-mosha-ta-udheheqe-seancen,-e-jo-per-te-marre-urdhra-nga-albulena-haxhiu

deliu-kodra:-deharit-ia-percakton-mosha-ta-udheheqe-seancen,-e-jo-per-te-marre-urdhra-nga-albulena-haxhiu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra në emisionin “Click” në RTV21 tha se kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari mori urdhra nga Albulena Haxhiu dhe anëtarë të tjerë të Vetëvendosjes.

“Është problematike të bashkëpunohet kur mungon debati, diskutimi, kur me arbitraritet të plotë vendosen standardet, edhe skenarët përgatiten se si do t’i drejtohet kryesuesi i seancës deputetëve e qytetarëve të Kosovës. Kishte fjalim të shkruar zotëri Dehari, nuk kishte një skenar të cilin është i obliguar ta zbatojë për shkak të rregullores së Kuvendit, por ai kishte skenarë, duke i quajtur veprimet e partive të tjera të paprecedentë… atij ia përcakton mosha që ta kryesojë seancën, por jo për t’u deklaruar politikisht dhe për të marrë urdhra nga Albulena Haxhiu e përfaqësues të tjerë të partisë”, tha ajo.

Deliu-Kodra: Nëse s’ka reflektim të shtunën, do të ndërmarrim hapa ligjorë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, në emisionin “Click” në RTV21, u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që të shtunën të paraqiten në Kuvend dhe të bëhet konstituimi i tij.

Ajo paralajmëroi se nëse një gjë e tillë nuk ndodh të shtunën, PDK-ja do të ndërmarrë hapa ligjorë.

“Jam e bindur se, nëse nuk ka reflektim të shtunën, do të ketë hapa ligjorë. Do t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë tona si parti politike për t’i hapur rrugë krijimit të institucioneve të vendit. Në të kundërtën, nuk ka kuptim të vazhdohet me këtë bllokadë të qëllimshme nga një parti që nuk i ka numrat dhe po përpiqet t’i shfrytëzojë të gjitha mandatet njëkohësisht – si atë legjislativ, ashtu edhe atë ekzekutiv,” tha Deliu-Kodra.