Labinot Gashi flet për prishjen me Dafinën: Nuk kemi asnjë raport – këngëtarja i përgjigjet me një mesazh të fuqishëm

Moderatori i njohur kosovar, Labinot Gashi, ka folur sërish për raportin e prishur me këngëtaren Dafina Zeqiri. Gashi tha qartë se nuk ekziston më asnjë kontakt mes tyre. “Nuk kemi asnjë raport, nuk flasim, nuk jemi as follow në Instagram,” u shpreh ai, duke theksuar se ftohja mes tyre është përfundimtare. Gashi tha se ishte […]

Prill 18, 2025 - 04:00
 0  8
Labinot Gashi flet për prishjen me Dafinën: Nuk kemi asnjë raport – këngëtarja i përgjigjet me një mesazh të fuqishëm

Moderatori i njohur kosovar, Labinot Gashi, ka folur sërish për raportin e prishur me këngëtaren Dafina Zeqiri.

Gashi tha qartë se nuk ekziston më asnjë kontakt mes tyre.

“Nuk kemi asnjë raport, nuk flasim, nuk jemi as follow në Instagram,” u shpreh ai, duke theksuar se ftohja mes tyre është përfundimtare.

Gashi tha se ishte ndjerë i zhgënjyer dhe i lënduar nga sjellja e Dafinës, duke përmendur si pikë kthese një ditëlindje të organizuar nga ajo ku ai nuk ishte i ftuar.

“Kam bërë shumë për të. Kam ngrënë bukë me të, i kam qëndruar pranë për vite… por një gjë e vogël i la përshtypje. E quajta mosmirënjohëse,” tha ai tek “Krejt n’debat” në RTV Dukagjini.

Megjithatë, ai nuk harroi të shprehë një urim për Dafinën, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë.

“Dua t’i uroj më të mirat, pasi po bëhet nënë. Më e rëndësishmja është të mos stresohet. Mbi të gjitha, është respekti.”

Nuk vonoi as reagimi i Dafina Zeqirit.

Ajo nuk e përmendi drejtpërdrejt emrin e Gashit, por në një postim në Instagram Story dha një mesazh të qartë për paqen e saj të brendshme dhe vendosmërinë për të mos u përfshirë në drama.

“Udhëtimi për të ardhur deri këtu ka qenë i mbushur me dashuri, mësime dhe rritje… Me suksesin vjen edhe zhurma – njerëz që duan të marrin një pjesë nga historia jote,” shkroi këngëtarja.

“Heshtja ime nuk është dobësi. Është forcë. Kam lënë pas gjithçka që nuk më shërben më… Qëndroj e palëkundur në atë që jam – dhe kjo është e njëjta energji që dua t’ia transmetoj fëmijës tim.”, shtoi Zeqiri.

“Do flasin. Le të flasin. Unë do të vazhdoj të jem vetja – me dashuri, gjithmonë. Dafina.”