Basri Muja: Një kandidat konsensual e zgjidh ngërçin politik

Profesori i shkencave politike, Basri Muja në Politiko tha se në një republikë parlamentare si Kosova, mënyra e zgjedhjes së institucioneve reflekton drejtpërdrejt balancat politike në Kuvend, shkruan Gazeta 10. Sipas Mujës, fakti që Kuvendi ka rol kyç në përcaktimin e Qeverisë dhe të Presidentit, bën që këto pozita të jenë rezultat i shumicave parlamentare

Mars 18, 2026 - 21:00
Basri Muja: Një kandidat konsensual e zgjidh ngërçin politik
basri-muja:-nje-kandidat-konsensual-e-zgjidh-ngercin-politik

basri-muja:-nje-kandidat-konsensual-e-zgjidh-ngercin-politik

Profesori i shkencave politike, Basri Muja në Politiko tha se në një republikë parlamentare si Kosova, mënyra e zgjedhjes së institucioneve reflekton drejtpërdrejt balancat politike në Kuvend, shkruan Gazeta 10.

Sipas Mujës, fakti që Kuvendi ka rol kyç në përcaktimin e Qeverisë dhe të Presidentit, bën që këto pozita të jenë rezultat i shumicave parlamentare, por kjo nuk do të thotë se duhet të përjashtohet konsensusi politik.

Ai ka theksuar se nuk e konsideron normale mungesën e një qasjeje konsensuale dhe ka bërë të ditur se vazhdimisht është angazhuar që opozita të gjejë kandidatin e tyre për president. Pasi që sipas tij, edhe opozita është dashur të propozojë emrin e saj.

“Kam kërkuar vazhdimisht që opozita të dalë me një kandidat të vetin, në mënyrë që të krijohet një figurë konsensuale,” tha Muja në Politiko.

Muja shtoi se partia në pushtet është dashur të tregojë më shumë gjenerozitet në këtë proces, duke hapur rrugë për një kandidat që nuk ka lidhje të drejtpërdrejta partiake.
Sipas tij, një president me afilime politike të theksuara do të ishte i papërshtatshëm për rolin unifikues që kërkon kjo pozitë.

“Nëse ka tendenca për të zgjedhur një kandidat me afilime të caktuara, atëherë është e qartë se cili subjekt politik ka kapacitetin për ta bërë këtë,” ka përfunduar Muja./Gazeta 10