Bastiset shtëpia e një personi në Pejë – ja çka gjeti policia
Një patrullë policore e Pejës derisa ishte duke ecur në këmbë në rrugën “Mbretëresha Teutë” ka ndaluar një person për kontroll. Tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar: Një armё pistoletё Zoraki M Një karikator i sё njejtёs armё dhe Tetë fishekё kal:7.65mm I dyshuari ёshtё arrestuar dhe gjatё intervistimit nga hetuesit e Stacionit Policor


Një patrullë policore e Pejës derisa ishte duke ecur në këmbë në rrugën “Mbretëresha Teutë” ka ndaluar një person për kontroll.
Tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar:
Një armё pistoletё Zoraki M
Një karikator i sё njejtёs armё dhe
Tetë fishekё kal:7.65mm
I dyshuari ёshtё arrestuar dhe gjatё intervistimit nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, i njëjti ka deklaruar se posedon edhe njё armё nё shtёpi.
Sipas njoftimit, njёsitet kompetente tё Stacionit Policor nё Pejё, nё koordinim me Prokurorin e shtetit, kanё kryer kontroll/bastisje nё shtёpinё e personit tё dyshuar dhe aty kanë gjetur dhe sekuestruar: Një armë automatike AK47 dhe një karikator i zbrazёt
I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit është liruar nё procedurё tё rregullt.