Berisha takim me Kryepeshkopin Joan: U munduan ta fshijnë opozitën, por ajo u ringjall ashtu si Krishti
Kryetari i Partisë Demokratike, ka zhvilluar një vizitë edhe në Kishën Ortodokse Autoqefale në Tiranë, me rastin e Festës së Pashkës. Kryedemokrati u prit nga Kryepeshkopi Joan Pelushi. Gjatë bisedës me Kryepeshkopin, Berisha bëri një analogji me opozitën shqiptare, që siç tha ai donin ta fshinin nga faqja e dheut, por u ringjall, ashtu si […]

Kryetari i Partisë Demokratike, ka zhvilluar një vizitë edhe në Kishën Ortodokse Autoqefale në Tiranë, me rastin e Festës së Pashkës.
Kryedemokrati u prit nga Kryepeshkopi Joan Pelushi.
Gjatë bisedës me Kryepeshkopin, Berisha bëri një analogji me opozitën shqiptare, që siç tha ai donin ta fshinin nga faqja e dheut, por u ringjall, ashtu si Krishti.
Pjesë nga fjala e Berishës:
U përpoqën ta fshijnë dhe opozitën, por u ringjall dhe sot është me e fuqishme se kurrë, që të përzejë antikrishtin nga trojet shqiptare
Urimet më të përzemërta, nderimin më të madh Fortlumturisë së Tij, Joani dhe të gjithë klerit ortodoks shqiptar, të gjithë besimtarëve ortodoks të Shqipërisë, këtë ditë ringjallje.
Ringjallja, në një farë mënyre, të duket se ka një djep edhe në Shqipëri.
Ringjallja e Krishtit është ngjarja më e madhe në historinë e qytetërimit perëndimor.
Por edhe ringjallja e besimeve fetare nga këta burra të përkushtuar pafundësisht që i ngritën ato nga shkrumbi, nga hiri i diktaturës dhe i shndërruan sot në institucione të dashura, të respektuara, të fuqishme që japin një ndihmesë shumë të madhe, si në mësimet e shenjta ashtu dhe në shkollimin, në ndihmën e atyre që janë më në nevojë.
Një ndihmë të pazëvendësueshme.
Kështu që, në një mënyrë, historia e tyre është historia e ringjalljes.
Pra, është dëshmi e pavdekësisë.
Në fakt e ka një analogji edhe me opozitën shqiptare.
U përpoqën ta fshijnë nga faqja e dheut, u ringjall, u ringjall dhe sot është me e fuqishme se kurrë, që të përzejë antikrishtin nga trojet shqiptare.