BDI: 40 avancime në Regjistrin Qendror, asnjë për shqiptarët
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në Regjistrin Qendror, duke i cilësuar ato si shkelje të rëndë të parimit të përfaqësimit të drejtë. “40 The post BDI: 40 avancime në Regjistrin Qendror, asnjë për shqiptarët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në Regjistrin Qendror, duke i cilësuar ato si shkelje të rëndë të parimit të përfaqësimit të drejtë.
“40 avancime në Regjistrin Qendror. 0 për shqiptarët”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Sipas partisë, ky është një alarm serioz për mënyrën se si po trajtohen shqiptarët në institucionet shtetërore. “Në një institucion publik ku janë realizuar 40 avancime, fakti që asnjë shqiptar nuk është avancuar tregon qartë se përfaqësimi nuk është më standard, por është bërë përjashtim”, theksojnë nga BDI.
BDI drejton gishtin nga koalicioni në pushtet, duke theksuar se përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi VLEN-in. “VLEN-i, si pjesë e qeverisë, mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për këtë gjendje. Ndërkohë që të drejtat e shqiptarëve duhet të mbrohen, ata kanë zgjedhur të heshtin”, thuhet më tej në reagim.
Partia kërkon transparencë dhe masa konkrete nga institucionet. “BDI kërkon sqarim të menjëhershëm për kriteret dhe procedurat e këtyre avancimeve, si dhe marrjen e masave konkrete për të garantuar përfaqësim të drejtë dhe të barabartë”.
Në fund, nga BDI theksojnë se “shqiptarët nuk mund të trajtohen si të padukshëm në institucionet e këtij shteti”. Gazeta Flaka
The post BDI: 40 avancime në Regjistrin Qendror, asnjë për shqiptarët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .