BDI, dega në Gostivar: Adem Agai merr drejtimin e nëndegës “Qendër”

Dega e BDI-së në Gostivar, me unanimitet të bazës, ka emëruar Adem Again në funksionin e kryetarit të nëndegës “Qendër”, duke i besuar atij drejtimin e strukturës në këtë pjesë The post BDI, dega në Gostivar: Adem Agai merr drejtimin e nëndegës “Qendër” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 19, 2026 - 23:00
BDI, dega në Gostivar: Adem Agai merr drejtimin e nëndegës “Qendër”

Dega e BDI-së në Gostivar, me unanimitet të bazës, ka emëruar Adem Again në funksionin e kryetarit të nëndegës “Qendër”, duke i besuar atij drejtimin e strukturës në këtë pjesë të rëndësishme organizative.

Agai ka përfunduar studimet universitare në Administratë Publike dhe Shkenca Politike, ndërsa studimet master i ka kryer në drejtimin e Diplomacisë Ekonomike pranë Universitetit të Europës Juglindore. Agai vjen me një përvojë të gjatë profesionale në sektorin privat, me mbi 16 vite eksperiencë në menaxhim dhe zhvillim biznesi, si dhe ka ushtruar për katër vite funksionin e administratorit të sektorit.

Aktualisht, ai udhëheq një kompani ndërkombëtare për rajonin e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, me fokus në menaxhim strategjik dhe zgjerimin e aktivitetit në treg.

Në deklaratën e tij, kryetari i degës Valdet Xhaferi u shpreh:
“Është kënaqësi të jemi bashkë në këtë rrugëtim. Bashkë jemi rritur edhe në strukturat e forumit rinor dhe kjo më jep motiv shtesë për angazhim.”

Ai theksoi se është i gatshëm të kontribuojë në jetën politike:
“Tani jam i gatshëm të jap kontributin dhe energjinë time në sferën politike, duke e lidhur përvojën time në sektorin privat me nevojën për politika publike më efikase.”

Emërimi i tij shihet si pjesë e përpjekjeve të BDI-së për të përfshirë kuadro me përvojë profesionale dhe për të forcuar strukturat në nivel lokal. Gazeta Flaka

The post BDI, dega në Gostivar: Adem Agai merr drejtimin e nëndegës “Qendër” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .