BDI: Deklarata e kryeministrit për gjuhën shqipe, kthim i rrezikshëm para vitit 2001
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski në Kuvend, lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe, duke e cilësuar atë si një nga momentet më The post BDI: Deklarata e kryeministrit për gjuhën shqipe, kthim i rrezikshëm para vitit 2001 appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski në Kuvend, lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe, duke e cilësuar atë si një nga momentet më shqetësuese në diskursin politik që nga nënshkrimi i Marrëveshja e Ohrit.
Sipas BDI-së, pretendimi se gjuha shqipe mund të përdoret “sa të doni”, por se gjuha zyrtare mbetet vetëm maqedonishtja, përbën jo vetëm deklaratë politike, por rikthim të drejtpërdrejtë në logjikën e Kushtetutës së vitit 1991 dhe nenit të atëhershëm 7, duke injoruar Amendamentin V të vitit 2001.
“Ky qëndrim cenon thelbin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila nuk është kompromis simbolik, por arkitekturë reale e bashkëjetesës, e ndërtuar për të kapërcyer burimet e konfliktit që prodhoi Kushtetuta e vitit 1991”, thuhet në reagim.
BDI vlerëson se relativizimi i statusit të gjuhës shqipe nuk është çështje interpretimi, por hapje e një rruge të rrezikshme që prek drejtpërdrejt marrëdhëniet ndëretnike dhe funksionalitetin e demokracisë multietnike në vend.
Më tej, theksohet se kjo qasje përfaqëson tentativë për revizion të arritjeve themelore të shtetit dhe bie ndesh me konceptin e një shteti multietnik dhe demokratik.
Në fund, Bashkimi Demokratik për Integrim i bën thirrje kryeministrit Hristijan Mickoski që të tërhiqet nga kjo qasje dhe të respektojë plotësisht rendin kushtetues që buron nga Marrëveshja e Ohrit, duke paralajmëruar se çdo devijim përbën goditje ndaj themeleve të bashkëjetesës dhe funksionalitetit të shtetit. Gazeta Flaka
The post BDI: Deklarata e kryeministrit për gjuhën shqipe, kthim i rrezikshëm para vitit 2001 appeared first on Flaka, në çdo lajm... .