BDI dhe VLEN “përplasen” për Kosovën!
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj situatës me kolona shumë të gjata në vendkalimet kufitare nga Maqedonia e Veriut për në Kosovë. BDI thonë se kjo qeveri po zbaton The post BDI dhe VLEN “përplasen” për Kosovën! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj situatës me kolona shumë të gjata në vendkalimet kufitare nga Maqedonia e Veriut për në Kosovë.
BDI thonë se kjo qeveri po zbaton idenë e “botës serbe” për largimin dhe pengimin e qarkullimit të lirë të shqiptarëve ndërmjet të dy shteteve, teksa ka kërkuar urgjent reagim institucional për këtë gjendje.
Nga BDI ndër të tjera thonë se lëvizja e lirë është nevojë e qytetarëve, ndaj si e tillë nuk mund të pengohet.
Reagimi i plotë:
Çfarë fshihet pas pritjeve të gjata që po i bëjnë qytetarët të mendojnë dy herë për të vizituar Kosovën?
Pas shumë vitesh, shqiptarët për herë të parë po mendojnë dy herë nëse ia vlen të shkojnë në Kosovë për një drekë apo për të vizituar familjarët dhe miqtë.
Pritjet e gjata dhe të papranueshme në pikën kufitare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës kanë krijuar një pengesë të madhe në lëvizjen e lirë të njerëzve.
Shkupi dhe Prishtina, dy Kryeqytetet më të afërtat në rajon me një udhëtim prej më pak se një ore, tani janë bërë të paarritshme.
Është e qartë se pas kësaj situate ka një plan për të ngadalësuar komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet dy anëve të kufirit dhe siç duket vonesat jane te qellimshme dhe kane për qellim dekurajimin e lidhjeve te forta e te ngushta mes dy shteteve, posaçërisht te shqiptareve.
Kjo duket si një përpjekje për të zbatuar ndikimin e “botës serbe”, që tashmë ka kapluar këtë qeveri.
Dhe më e dhimbshmja, partitë me 1% mbështetje janë bërë bashkëpunëtorë të kësaj politike.
Është koha që qytetarët dhe institucionet të reagojnë ndaj kësaj pengese artificiale që po dëmton marrëdhëniet tona vëllazërore dhe po frenon zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe social ndërmjet shqiptarëve.
Lëvizja e lirë nuk është vetëm e drejtë, por edhe nevojë për popullin tonë në të dy anët e kufirit!
Reaguan nga VLEN. Nga atje thonë që
Koalicioni VLEN me qeverisjen serioze e të përgjegjshme brenda pak muajve arriti të nënshkruaj marrëveshje për one-stop shop me Kosovën, e cila së shpejti do të hyjë në fuqi. Kjo do të ofrojë mundësi të reja të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, ku do të jetë fitimprurëse për qytetarët dhe dyja vendet. Derisa BDI, marrëveshje për one-stop shop nënshkruante me Serbinë.
Ne kujtojmë qytetarët se ishte pikërisht Bujar Osmani apo i njohur si dosti i Daçiqit, sa ishte në krye të OSBE-së përdori këtë organizatë për ta dëmtuar Kosovën dhe interesin shqiptarë në rajon. Ai hartoi një plan 9-pikësh, ku në Kosovë ka ngritur shqetësime të mëdha. Plani përfshinte masa të ashpra kundër Kosovës krykëput, dhe i shtonte barrën Kosovës në negociata me Serbinë. E kjo krejt falë këtij ministrit shqiptar që sillej sikurse ndërkombëtar, Bujar Osmani.
Marrëdhëniet me Kosovën janë në nivelin më të kënaqshëm si asnjëherë më parë. Pasi vizita e parë zyrtare në vend ishte nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe mbledhja e parë ndërqeveritare u bë me Kosovën në Prishtinë për herë të parë. Këto janë shenja të mjaftueshme për të treguar orientimin politik të kësaj qeveria.
VLEN është e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve mes dyja shteteve. E ardhmja e shqiptarëve është e lidhur me zhvillimin e bashkëpunimit rajonal. VLEN është e fokusuar në krijimin e mundësive për avancimin e marrëdhënieve mes shqiptarëve, pasi besojmë se kjo është mundësia e vetme të ecim para.
The post BDI dhe VLEN “përplasen” për Kosovën! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .