BDI Gostivar: Diskriminim në Shtëpinë e Shëndetit, komunikimi vetëm në maqedonisht i papranueshëm
Dega e BDI-së në Gostivar ka reaguar ashpër ndaj, siç thotë, përdorimit të vetëm të gjuhës maqedonase në komunikimin me pacientët në Shtëpinë e Shëndetit në këtë qytet. “Është e The post BDI Gostivar: Diskriminim në Shtëpinë e Shëndetit, komunikimi vetëm në maqedonisht i papranueshëm appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Dega e BDI-së në Gostivar ka reaguar ashpër ndaj, siç thotë, përdorimit të vetëm të gjuhës maqedonase në komunikimin me pacientët në Shtëpinë e Shëndetit në këtë qytet.
“Është e papranueshme që në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar, njoftimet dhe thirrjet për pacientët të bëhen vetëm në gjuhën maqedonase”, thuhet në reagim.
Nga kjo parti vlerësojnë se një praktikë e tillë përbën shkelje të të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë dhe e cilësojnë si diskriminim të hapur.
“Në një qytet ku shqiptarët përbëjnë pjesë të madhe të popullsisë, mosrespektimi i gjuhës shqipe është shkelje e të drejtave themelore dhe një formë e qartë diskriminimi”, theksojnë nga BDI.
Ata rikujtojnë se institucionet publike kanë detyrim ligjor dhe moral për trajtim të barabartë të qytetarëve.
“Institucionet publike kanë obligim ligjor dhe moral që të ofrojnë shërbime të barabarta për të gjithë qytetarët,Gazeta Flaka duke përfshirë përdorimin e gjuhës shqipe në komunikim zyrtar”, thuhet më tej.
BDI Gostivar kërkon reagim të menjëhershëm nga drejtuesit e institucionit shëndetësor.
“Kjo qasje është e papranueshme dhe duhet të ndalet menjëherë. Kërkojmë nga drejtuesit e institucionit që urgjentisht të marrin masa dhe të sigurojnë përdorimin e të dy gjuhëve në çdo komunikim me qytetarët”, përfundon reagimi. Gazeta Flaka
The post BDI Gostivar: Diskriminim në Shtëpinë e Shëndetit, komunikimi vetëm në maqedonisht i papranueshëm appeared first on Flaka, në çdo lajm... .