BDI Gostivar: Korab Hajdari merr drejtimin e nëndegës Mllaki

Korab Hajdari sot mori besimin dhe përgjegjësinë për të udhëhequr nëndegën Mllaki, në kuadër të degës së BDI-së në Gostivar. Korabi është një figurë që ndërthur artin dhe dijen me The post BDI Gostivar: Korab Hajdari merr drejtimin e nëndegës Mllaki appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 20, 2026 - 22:00
BDI Gostivar: Korab Hajdari merr drejtimin e nëndegës Mllaki

Korab Hajdari sot mori besimin dhe përgjegjësinë për të udhëhequr nëndegën Mllaki, në kuadër të degës së BDI-së në Gostivar.

Korabi është një figurë që ndërthur artin dhe dijen me përkushtim të veçantë. I diplomuar në Universitetin e Tetovës në fushën e muzikës si perkusionist, si dhe me titull Master në shkencat juridike, ai përfaqëson një profil të rrallë profesional që bashkon kulturën dhe drejtësinë.

I punësuar në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare, Korabi ka dhënë kontribut të çmuar në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore.

Sot, ai vjen si një zë i ri dhe i fuqishëm që synon të sjellë vlera, përkushtim dhe integritet edhe në jetën publike.Gazeta Flaka

The post BDI Gostivar: Korab Hajdari merr drejtimin e nëndegës Mllaki appeared first on Flaka, në çdo lajm... .