BDI kërkon dorëheqjen e drejtoreshës së Regjistrit Qendror

Para zyrave të Regjistri Qendror, përfaqësues të BDI, me në krye Imrane Veliu, mbajtën konferencë për media ku ngritën akuza për mungesë të përfaqësimit të shqiptarëve në avancimet brenda këtij The post BDI kërkon dorëheqjen e drejtoreshës së Regjistrit Qendror appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 24, 2026 - 13:30
BDI kërkon dorëheqjen e drejtoreshës së Regjistrit Qendror

Para zyrave të Regjistri Qendror, përfaqësues të BDI, me në krye Imrane Veliu, mbajtën konferencë për media ku ngritën akuza për mungesë të përfaqësimit të shqiptarëve në avancimet brenda këtij institucioni.

Sipas tyre, pas publikimit të informacioneve se janë realizuar 40 avancime pa asnjë përfaqësim të shqiptarëve, kjo situatë nuk mund të konsiderohet si devijim administrativ, por si një problem serioz institucional që kërkon reagim të menjëhershëm.

“Pas publikimit të fakteve se në Regjistrin Qendror janë realizuar 40 avancime pa asnjë përfaqësim të shqiptarëve, kjo çështje nuk mund të trajtohet më si një devijim administrativ. Kjo është një akt i shëmtuar që kërkon përgjegjësi të menjëhershme,” tha Veliu.

BDI vlerëson se përjashtimi i një komuniteti të tërë nga avancimet dhe vendimmarrja cenon parimin e përfaqësimit të drejtë dhe dëmton funksionimin e një shteti multietnik.

Në këtë drejtim, ata kërkuan dorëheqjen e menjëhershme të drejtorit të Regjistrit Qendror si dhe përgjegjësi politike nga Kryeministri, duke theksuar se kjo qasje krijon perceptim për praktika të përsëritura që dëmtojnë besimin në institucionet shtetërore.

Po ashtu, BDI kërkoi përgjegjësi edhe nga përfaqësuesit e VLEN-it në qeveri, duke i akuzuar se nuk kanë mbrojtur përfaqësimin e drejtë të qytetarëve.

Nga ana e tyre, u bë thirrje edhe për vëmendje ndërkombëtare ndaj zhvillimeve, duke i kërkuar OSBE në Shkup që të aktivizojë mekanizmat e paralajmërimit të hershëm për adresimin e çështjeve që prekin barazinë dhe përfaqësimin e komuniteteve.

“Institucionet publike duhet të reflektojnë përbërjen e shoqërisë që u shërbejnë,” u theksua në përfundim të konferencës nga ana e Veliut. Flaka

The post BDI kërkon dorëheqjen e drejtoreshës së Regjistrit Qendror appeared first on Flaka, në çdo lajm... .