BDI: Mbi 24 milionë euro për import të energjisë elektrike në dy muajt e parë të 2026
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski lidhur me gjendjen në sektorin energjetik, duke publikuar të dhëna që, sipas tyre, demantojnë narrativën e qeverisë. The post BDI: Mbi 24 milionë euro për import të energjisë elektrike në dy muajt e parë të 2026 appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski lidhur me gjendjen në sektorin energjetik, duke publikuar të dhëna që, sipas tyre, demantojnë narrativën e qeverisë.
Nga BDI thonë se ndërmarrja shtetërore ESM vetëm gjatë janarit dhe shkurtit të vitit 2026 ka shpenzuar mbi 24 milionë euro për import të energjisë elektrike, për të mbuluar nevojat e konsumatorëve në tregun e rregulluar.
“Vetëm që nga fillimi i vitit 2026, ESM ka qenë e detyruar të blejë energji elektrike në të paktën dy raste,” thuhet në reagimin e BDI-së.
Sipas të dhënave të publikuara:
- Në janar janë importuar 104.160 MWh me çmim 119,50 euro për MWh, në vlerë totale prej 12.447.120 euro.
- Në shkurt janë importuar 94.080 MWh me çmim 126,90 euro për MWh, me kosto prej 11.938.752 euro.
“Në total, për vetëm dy muaj janë shpenzuar 24.385.872 euro për import të energjisë elektrike,” theksojnë nga BDI.
Partia opozitare vlerëson se këto shifra dëshmojnë mungesë të kapaciteteve prodhuese vendore dhe menaxhim të dobët të sistemit energjetik.
“Kjo situatë krijon presion të drejtpërdrejtë mbi çmimin e energjisë elektrike për qytetarët. Pasojat e menaxhimit të dobët dhe jo profesional do t’i paguajnë qytetarët përmes faturave më të larta,” thuhet në reagim.
Nga BDI shtojnë se sistemi elektroenergjetik në vend po përballet me sfida serioze, ndërsa kërkojnë më shumë transparencë dhe përgjegjësi nga institucionet përkatëse. Gazeta Flaka
The post BDI: Mbi 24 milionë euro për import të energjisë elektrike në dy muajt e parë të 2026 appeared first on Flaka, në çdo lajm... .