BDI mohon se ka gisht në organizimin e protestave! Ajdari: Ali Ahmeti e ka thënë nëse dalë në rrugë nuk kthehem më
Në protestë janë parë edhe deputetë dhe anëtarë të BDI-së. Rina Ajdari nga kjo parti tha se ata kanë dalë në protestë në mbështetje të studentëve. Ajo i mohoi akuzat e VLEN-it se BDI ka gisht në organizimin e protestave, ndërsa për liderin ...
Në protestë janë parë edhe deputetë dhe anëtarë të BDI-së. Rina Ajdari nga kjo parti tha se ata kanë dalë në protestë në mbështetje të studentëve. Ajo i mohoi akuzat e VLEN-it se BDI ka gisht në organizimin e protestave, ndërsa për liderin e BDI-së, Ali Ahmetin thekson se ai ka dhënë një mesazh, që nëse del në rrugë nuk do të kthehet më!
“Absolutisht nuk janë të vërteta, ne jemi këtu për studentët edhe studentët kanë pasur deklaratat e tyre, për herë të parë Unionet e studentëve të tri universiteteve në gjuhën shqipe janë bashkuar, nuk ka lidhje BDI në gjithë këtë.
-Kryetari apo lideri, Ali Ahmeti pse nuk është në protestë?
Mendoj se ai e ka thënë një fjalë që ka qenë një mesazh shumë i thellë për të gjithë opinionin, në momentin që unë do të dalë në rrugë, nuk do të kthehem më”, deklaroi Rina Ajdari – deputete e BDI-së.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.