BDI paralajmëron rënie të prodhimit industrial dhe kërkon transparencë për kredinë hungareze
Besarta Alija, nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), njofton qytetarët se prodhimi industrial ka rënë me 9.4% krahasuar me janarin e vitit të kaluar, sipas të dhënave zyrtare të Entit The post BDI paralajmëron rënie të prodhimit industrial dhe kërkon transparencë për kredinë hungareze appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Besarta Alija, nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), njofton qytetarët se prodhimi industrial ka rënë me 9.4% krahasuar me janarin e vitit të kaluar, sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikave të Maqedonisë së Veriut.
“Ky është një tregues i qartë se mbi 200 milionë euro nga kredia hungareze nuk kanë dhënë asnjë efekt në zhvillimin ekonomik të vendit. Përkundrazi, ende sot nuk ka transparencë se si janë shpërndarë këto mjete dhe kush janë përfituesit e tyre,” deklaroi Alija.
Ajo thekson se numri i të punësuarve në sektorin industrial ka rënë për 3.6%, një sinjal alarmi për ekonominë dhe standardin jetësor të qytetarëve.
“Kjo situatë dëshmon për një përkeqësim të vazhdueshëm të gjendjes ekonomike, ndërsa qeveria nuk ndërmerr masa konkrete në mbështetje të qytetarëve. Buxheti i shtetit përballet me presione serioze,” shton Alija.
BDI i bën thirrje institucioneve kompetente që urgjentisht të publikojnë listën e kompanive përfituese nga kredia hungareze.
“Rënia e prodhimit industrial ngre me të drejtë pyetjen: ku kanë përfunduar këto mjete dhe si janë investuar ato? Qeveria duhet menjëherë të informojë qytetarët, të cilët në fund do të mbajnë barrën e kthimit të kësaj kredie 200 milionëshe – për mënyrën e shpërndarjes së fondeve dhe përfituesit konkretë,” përfundon Alija. Gazeta Flaka
The post BDI paralajmëron rënie të prodhimit industrial dhe kërkon transparencë për kredinë hungareze appeared first on Flaka, në çdo lajm... .