BDI: Rënia drastike e investimeve të huaja, dëshmi e dështimit të qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj të dhënave të fundit për Investimet e Huaja Direkte, duke i cilësuar ato si “alarm serioz për ekonominë e vendit” dhe pasojë The post BDI: Rënia drastike e investimeve të huaja, dëshmi e dështimit të qeverisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 18, 2026 - 10:30
BDI: Rënia drastike e investimeve të huaja, dëshmi e dështimit të qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj të dhënave të fundit për Investimet e Huaja Direkte, duke i cilësuar ato si “alarm serioz për ekonominë e vendit” dhe pasojë direkte e, siç thuhet, “qeverisjes së paaftë dhe antievropiane”.

Në një komunikatë për media, nga BDI theksojnë se rënia prej 61% e investimeve të huaja në vitin 2025 krahasuar me vitin paraprak është një nga rezultatet më të dobëta në rajon.

Ky është një sinjal i rëndë për ekonominë e vendit dhe dëshmi e humbjes së besimit nga investitorët e huaj”, thuhet në reagimin e partisë.

Sipas tyre, një klimë e qëndrueshme për investime kërkon institucione funksionale dhe orientim të qartë strategjik, elemente që, sipas BDI-së, aktualisht mungojnë.

Investitori i huaj kërkon siguri juridike, stabilitet politik dhe perspektivë të qartë euroatlantike. Kur shteti prodhon pasiguri dhe tensione, kapitali largohet”, theksojnë nga kjo parti.

BDI vlerëson se ndërkohë që vendet e tjera të rajonit po tërheqin investime të reja, Maqedonia e Veriut po humb terren me ritme shqetësuese.

Rënia prej 61% nënkupton më pak vende pune, më pak prodhim dhe më pak mundësi për të rinjtë”, thuhet më tej në reagim.

Nga kjo parti akuzojnë qeverinë për dështim në përmbushjen e premtimeve ekonomike dhe për përkeqësim të klimës politike dhe ndëretnike në vend.

Izolimi politik, tensionet e brendshme dhe stagnimi në rrugën europiane po prodhojnë pasoja të drejtpërdrejta ekonomike”, deklarojnë nga BDI.

Në fund, nga BDI kërkojnë përgjegjësi politike dhe ndryshim të menjëhershëm të situatës.

Një qeveri që e çon vendin në fund të rajonit për investime të huaja nuk ka kredibilitet të kërkojë durim nga qytetarët. Dorëheqja është hapi i parë për rikthimin e besimit dhe stabilitetit”, përfundon reagimi.

The post BDI: Rënia drastike e investimeve të huaja, dëshmi e dështimit të qeverisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .