BDI: Shqiptarët vetë do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre, jo Mickoski dhe veglat e tij
BDI ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve politike në vend, duke e akuzuar koalicionin VLEN për mungesë të plotë të zërit politik dhe për nënshtrim ndaj partnerit të tyre, VMRO-DPMNE-së. “As The post BDI: Shqiptarët vetë do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre, jo Mickoski dhe veglat e tij appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

BDI ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve politike në vend, duke e akuzuar koalicionin VLEN për mungesë të plotë të zërit politik dhe për nënshtrim ndaj partnerit të tyre, VMRO-DPMNE-së.
“As Mickoski, as vegla e tij VLEN, shqiptarët vetë do të vendosin për përfaqësuesit e tyre,” – thuhet në reagimin e BDI-së.
Sipas kësaj partie, VLEN çdo ditë e më shumë po e dëshmon gjendjen e vet të mjerueshme politike: pa zë, pa legjitimitet dhe të nënshtruar ndaj VMRO-së.
“Ata nuk guxojnë të flasin për asnjë çështje të madhe kombëtare. Kryeministri i qorton publikisht sa herë që guxojnë të prekin tema madhore, duke ua kujtuar se janë aty vetëm për kanalizime dhe mbeturina,” – thuhet më tej në deklaratë.
BDI akuzon VLEN se ka heshtur për një sërë çështjesh me rëndësi madhore për shqiptarët:
- iniciativën e VMRO-së në Gjykatën Kushtetuese kundër ligjit për gjuhën shqipe,
- heqjen e balancuesit si mekanizëm mbrojtës për përfaqësim të drejtë në administratë,
- mosndëshkimin dhe më pas avancimin e policit që përdhosi flamurin shqiptar në Kumanovë,
- hapjen e debatit për shfuqizimin e votimit me Badenter në Kuvend.
Në vend të mbrojtjes së interesave të shqiptarëve, sipas BDI-së, VLEN zgjedh heshtjen dhe nënshtrimin.
“Shefi i shtabit të tyre, Adnan Azizi, madje kërkoi falje te Mickoski dhe u justifikua publikisht se nuk kishte në mendje të ndalonte projektet sllave e ruse, por se thjesht kishte kritikuar një shqiptar. Ky është imazhi i vërtetë i VLEN-it: vasalë të përulur përballë të huajve, por të guximshëm vetëm kur bëhet fjalë të sulmojnë shqiptarë,” – thekson BDI.
Deklarata vë në dukje se VLEN nuk reagoi as ndaj partnerit të vogël të Mickoskit, ZNAM, që sipas BDI-së, i fyen dhe i poshtëron hapur shqiptarët.
“Edhe kur Izet Mexhiti u trajtua publikisht me përçmim – ‘mos u sill si Liza në botën e çudirave’ – ai zgjodhi të heshtë. Ky është turpi më i madh që ndonjëherë një parti shqiptare i ka sjellë shqiptarëve,” – vijon reagimi.
Në përfundim, BDI e quan 19 tetorin një referendum të shqiptarëve për dinjitetin dhe përfaqësimin e tyre.
“Prandaj, shqiptarët janë mobilizuar dhe më 19 tetor në referendum do të flasin me një zë: përfaqësuesit e shqiptarëve i zgjedhin vetë shqiptarët, jo Mickoski, jo VMRO dhe jo veglat e tyre. Dinjiteti i shqiptarëve do të rikthehet vetëm me Aleancën Kombëtare për Integrim. Sepse shqiptarët meritojnë të kenë përfaqësues të lirë, të denjë dhe të pathyeshëm, jo krijesa politike artificiale të VMRO-së.” Flaka
The post BDI: Shqiptarët vetë do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre, jo Mickoski dhe veglat e tij appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
