Madhësia elektorale e liderëve sipas përkrahjes popullore
Agjencia Market Vision, e njohur si e afërt me VMRO-DPMNE-në, ka publikuar anketën e saj më të re mbi besueshmërinë e liderëve politikë në vend. Sipas rezultateve, mbi 40% e The post Madhësia elektorale e liderëve sipas përkrahjes popullore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Agjencia Market Vision, e njohur si e afërt me VMRO-DPMNE-në, ka publikuar anketën e saj më të re mbi besueshmërinë e liderëve politikë në vend.
Sipas rezultateve, mbi 40% e të anketuarve deklaruan se nuk i besojnë asnjë lideri politik. Udhëheqës i listës del kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ndërsa në vend të dytë pozicionohet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, me 6.3% mbështetje.
“Ali Ahmeti lë pas ish-ministrin e Shëndetësisë dhe figurën e LSDM-së, Venko Filipçe, i cili ka marrë vetëm 4.8% besueshmëri”, thekson raporti i Market Vision.

Pas tyre, renditja vijon kështu:
- Dimitar Apasiev (Levica) – 3.2%
- Maksim Dimitrievski (ZNAM) – 2.2%
- Izet Mexhiti (Lëvizja Demokratike) – 2.1%
- Bilall Kasami (BESA) – 1.8%
- Afrim Gashi (Alternativa) – 1.1%
- Arben Taravari (Aleanca për Shqiptarët) – 1.1%
- si dhe liderë të tjerë – 2.2%.
Anketa është shpërndarë gjerësisht nga zyrtarë të lartë të VMRO-DPMNE-së, mes tyre edhe koordinatori i Grupit Parlamentar, Nikolla Micevski. Flaka
The post Madhësia elektorale e liderëve sipas përkrahjes popullore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
