BDI: Vegël e Kryeministrit apo ministër i Qytetarëve – Limani?

Ministri i  Politikës Sociale Fatmir Limani ka treguar dje se nuk ka asnjë prioritet tjetër përveç se të zbatojë urdhrat e kryeministrit.  Reagimi i tij turpërues, që vendosi të hapë The post BDI: Vegël e Kryeministrit apo ministër i Qytetarëve – Limani? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 26, 2024 - 15:00
 0  3
BDI: Vegël e Kryeministrit apo ministër i Qytetarëve – Limani?

Ministri i  Politikës Sociale Fatmir Limani ka treguar dje se nuk ka asnjë prioritet tjetër përveç se të zbatojë urdhrat e kryeministrit. 

Reagimi i tij turpërues, që vendosi të hapë çerdhen vetëm pas një kritike publike të Kryeministrit, është një dëshmi e qartë se ai nuk është as ministër i fëmijëve dhe qytetarëve, por thjesht një vegël politike që nuk vepron për interesat e popullit, por për të plotësuar kërkesat e pronarit të tij.

Kjo sjellje nuk është vetëm një problem personal i ministrit, por një problem  edhe i partisë që e ka emëruar atë. 

Ky ministër, a është i Besës, apo është vetëm  një instrument i kryeministrit, dhe jo i interesave të qytetarëve dhe fëmijëve. 

BESA, e cila pretendon të përfaqësojë interesat e qytetarëve, duhet të marrë përgjegjësinë për këtë situatë. 

A do të vazhdojnë të mbështesin një ministër që është vetëm një vegël e pushtetit të kryeministrit, apo do të shprehin qëndrim për këtë abuzim të autoritetit dhe mungesën e përkushtimit ndaj qytetarëve? Pyesin nga BDI.

The post BDI: Vegël e Kryeministrit apo ministër i Qytetarëve – Limani? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .