BDI:Urime” VLEN-it për lirimin e të dënuarve për 27 Prillin dhe shpalljen e policit në Kumanovë të pafajshëm!
BDI dënon partitë e zgjedhura nga VMRO-DPMNE në qeveri të njohura si vlen, për lirimit të të dënuarve për sulmin e 27 prillit 2017, që synonte të pengonte zgjedhjen e The post BDI:Urime” VLEN-it për lirimin e të dënuarve për 27 Prillin dhe shpalljen e policit në Kumanovë të pafajshëm! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
BDI dënon partitë e zgjedhura nga VMRO-DPMNE në qeveri të njohura si vlen, për lirimit të të dënuarve për sulmin e 27 prillit 2017, që synonte të pengonte zgjedhjen e Kryetarit të parë shqiptar të Kuvendit dhe rrezikoi jetën e deputetëve.
Lirimi i turpshëm u paralajmërua nga fotot e publikuara të autorit kryesor të sulmit Goran Angelov – Qoseto, me zëvendësit e Afrim Gashit, Izet Mexhiti dhe Arben Taravari – dëshmi e rolit të VLEN-it në mbështetjen e atyre që kërcënojnë rendin kushtetues dhe harmoninë ndëretnike.
Urime gjithashtu për shpalljen si hero të policit që përdhosi flamurin shqiptar, një tjetër shembull i qartë i përbuzjes ndaj simbolikës dhe dinjitetit të shqiptarëve nga VLEN.
Pas këtyre veprimeve, është e natyrshme që VLEN të shpallë edhe ish-Zëvendëskryeministrin Koço Angjushev “Biznesmeni i Vitit,” jo se është në listë të zezë, por si mentor dhe aleat i padronit të tyre në qeveri.
BDI nuk do të heshtë për këto akte që minojnë drejtësinë dhe dëmtojnë të drejtat e shqiptarëve.
U bëjmë thirrje qytetarëve të refuzojnë këto politika destruktive që rrezikojnë paqen dhe barazinë.
BDI – gjithmonë në mbrojtje të drejtësisë, barazisë dhe popullit, përfundon kumtesa nga kjo parti.
The post BDI:Urime” VLEN-it për lirimin e të dënuarve për 27 Prillin dhe shpalljen e policit në Kumanovë të pafajshëm! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .