Bedri Hamza falënderon aktivistët: PDK-ja është ndërtuar mbi sakrificë, jo mbi interesa personale

Bedri Hamza, i cili pritet të jetë kryetari i ri i PDK-së, ka filluar fjalimin e tij para delegatëve në Konventën e 12-të të PDK-së. Hamza e ka filluar fjalimin e tij duke i falënderuar aktivistët dhe anëtarësinë e PDK-së për punën, durimin dhe qëndrueshmërinë në kohë të vështira. “Sot është një prej atyre ditëve

Nëntor 17, 2025 - 20:00
 0
Bedri Hamza falënderon aktivistët: PDK-ja është ndërtuar mbi sakrificë, jo mbi interesa personale
Bedri Hamza falënderon aktivistët: PDK-ja është ndërtuar mbi sakrificë, jo mbi interesa personale

Bedri Hamza falënderon aktivistët: PDK-ja është ndërtuar mbi sakrificë, jo mbi interesa personale

Bedri Hamza, i cili pritet të jetë kryetari i ri i PDK-së, ka filluar fjalimin e tij para delegatëve në Konventën e 12-të të PDK-së.

Hamza e ka filluar fjalimin e tij duke i falënderuar aktivistët dhe anëtarësinë e PDK-së për punën, durimin dhe qëndrueshmërinë në kohë të vështira.

“Sot është një prej atyre ditëve kur shpirti i PDK-së flet më shumë se çdo fjalë. Dhe unë, para jush, ndjej një peshë të madhe: peshën e përgjegjësisë. Përgjegjësinë ndaj sakrificës suaj, ndaj çdo ditë pune, çdo orë mundi e çdo sakrifice që keni bërë për partinë dhe vendin tonë. Ndjej përgjegjësi ndaj rrugës sonë të përbashkët, ndaj historisë që e kemi shkruar me punë e përkushtim dhe ndaj të ardhmes që po na pret. Ju falënderoj secilin prej jush, aktivistë të degëve, rininë e PDK-së dhe të gjitha strukturat, për punën, durimin dhe qëndrueshmërinë në kohë të vështira. Ju keni qenë gjithmonë motori i PDK-së. Pa ju, asnjë sfidë nuk do të ishte përballuar. Pa ju, asnjë fitore nuk do të ishte arritur”, u ka thënë Hamza, strukturave dhe delegatëve të PDK-së.

Ai ka thënë se si parti i kanë mbijetuar çdo goditjeje për një arsye të madhe.

“A e dini pse?”, i ka pyetur Hamza të pranishmit.

“Sepse, PDK është ndërtuar mbi sakrificë kombëtare dhe jo mbi interesa personale. Sepse, PDK ka lindur në përballje, në qëndresë, në sakrificë. Sepse, në ADN-në e saj ka gjurmët e lirisë, ka idealin e rezistencës dhe ka frymën e UÇK-së”, ka thënë Hamza.