Clark do ta vazhdojë dëshminë të martën

Ka përfunduar dëshmia e gjeneralit amerikan në Hagë. Wesley Clark do ta vazhdojë dëshminë në Hagë në mbrojtje të krerëve të UÇK-së të martën nga ora 9:00. Ish-komandant suprem i forcave të NATO-s gjatë ndërhyrjes në Kosovë, gjatë dëshmisë së tij në Hagë foli për atë se si e shihte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ai tha

Nëntor 17, 2025 - 20:00
 0
Clark do ta vazhdojë dëshminë të martën
Clark do ta vazhdojë dëshminë të martën

Clark do ta vazhdojë dëshminë të martën

Ka përfunduar dëshmia e gjeneralit amerikan në Hagë.

Wesley Clark do ta vazhdojë dëshminë në Hagë në mbrojtje të krerëve të UÇK-së të martën nga ora 9:00.

Ish-komandant suprem i forcave të NATO-s gjatë ndërhyrjes në Kosovë, gjatë dëshmisë së tij në Hagë foli për atë se si e shihte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kishte veti komanduese dhe kontrolluese.

Sipas tij, UÇK ishte grup njerëzish i vetorganizuar, me motive për të luftuar, transmeton Klankosova.tv.

Pos tjerash, gjenerali tha se ushtria serbe ia kishte frikën UÇK-së.