Politika është shërbim, jo garë për pushtet, Bujar Osmani me mesazh frymëzues për të rinjtë

Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka mbajtur një fjalim të veçantë para studentëve të Shkollës për Politikanët e Rinj – Dega e Shkupit, ku ka ndarë The post Politika është shërbim, jo garë për pushtet, Bujar Osmani me mesazh frymëzues për të rinjtë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 10, 2025 - 02:00
 0  4
Politika është shërbim, jo garë për pushtet, Bujar Osmani me mesazh frymëzues për të rinjtë

Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka mbajtur një fjalim të veçantë para studentëve të Shkollës për Politikanët e Rinj – Dega e Shkupit, ku ka ndarë përvojën e tij personale në politikë dhe ka dhënë mesazhe inkurajuese për gjeneratat e reja, shkruan Flaka.

“Politika nuk është një garë për karrige apo tituj, por një akt i shërbimit për të tjerët. Ajo duhet të nisë nga përgjegjësia e brendshme dhe dëshira për të sjellë ndryshim”, deklaroi Osmani.

Ai u bëri thirrje të rinjve që të mos dorëzohen përballë vështirësive dhe të mos e humbin idealizmin, duke theksuar se rruga politike është e gjatë dhe sfiduese, por që vlen kur bëhet me integritet dhe pasion.

“Sot nuk jeni këtu sepse ju detyroi dikush. Jeni këtu sepse diçka brenda jush refuzoi të heshtë. Një zë i brendshëm që ju tha: ‘ndoshta jam unë që duhet të filloj’,” theksoi Osmani para pjesëmarrësve.

The post Politika është shërbim, jo garë për pushtet, Bujar Osmani me mesazh frymëzues për të rinjtë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .