Kasami kërkon largimin e Taravarit, por zyrtarë nga ASH-ja mund të mbeten në qeveri
Arben Taravari nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re, por disa anëtarë të Aleancës për Shqiptarët që nuk ndajnë të njëjtin qëndrim me të, mund të vazhdojnë të The post Kasami kërkon largimin e Taravarit, por zyrtarë nga ASH-ja mund të mbeten në qeveri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Arben Taravari nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re, por disa anëtarë të Aleancës për Shqiptarët që nuk ndajnë të njëjtin qëndrim me të, mund të vazhdojnë të jenë në pushtetin ekzekutiv. Kështu deklaroi sot në Tetovë Bilall Kasami, në përgjigje të një pyetjeje lidhur me marrëveshjen e koalicionit VLEN me kryeministrin e ardhshëm, Hristijan Mickoski, shkruan Flaka Media
“Ne kemi vendosur që në periudhën e ardhshme të punojmë së bashku për të siguruar që Arben Taravari, si bartës kryesor i idesë së bashkëpunimit me BDI-në, të mos jetë pjesë e Qeverisë. Ekziston një marrëveshje që kushdo që bashkëpunon me Ali Ahmetin nuk mund të jetë pjesë e Qeverisë në këtë situatë,” deklaroi Kasami.
Ai shtoi se ndryshimet në përbërjen qeveritare do të kërkojnë kohë dhe koordinim, pasi ka ende figura nga partia e Taravarit që nuk janë në një mendje me të dhe mbeten të interesuara për të qenë pjesë e qeverisjes.
“Kur të kemi një zgjidhje konkrete, sigurisht që do ta informojmë opinionin,” përfundoi Kasami. Flaka
The post Kasami kërkon largimin e Taravarit, por zyrtarë nga ASH-ja mund të mbeten në qeveri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .