Berisha: Fshati përjetoi pasojat më të rënda nga Reforma Territoriale!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e njësisë 15 në Tiranë. Kryedemokrati tha se gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, fshati ka përjetuar pasojat më të rënda. Fajin e hodhi drejt reformës territoriale, që sipas Berishës, i dha një goditje të rëndë qeverisjes vendore. “Kam kënaqësi që ju takoj ju […]

Prill 16, 2025 - 19:00
 0  7
Berisha: Fshati përjetoi pasojat më të rënda nga Reforma Territoriale!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e njësisë 15 në Tiranë. Kryedemokrati tha se gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, fshati ka përjetuar pasojat më të rënda.

Fajin e hodhi drejt reformës territoriale, që sipas Berishës, i dha një goditje të rëndë qeverisjes vendore.

“Kam kënaqësi që ju takoj ju sot për të paraqitur programin tonë. Çfarë kemi ne ndërmend dhe çfarë zotohemi ne në mënyrë solemne para jush që do të bëjmë gjatë 4 viteve që vijnë. Në rast se vështrojmë këto 12 vite të Edi Ramës, fshati shqiptar është ai që përjetoi dhe provoi pasojat më të rënda të këtij regjimi.  Këto pasoja jashtëzakonisht të rënda filluan me të ashtuquajturën reformë e qeverisë vendore, ku ju humbët shërbimet që kryheshin në komunë dhe e tëra kjo ju la ju, pa shërbimet që meritoni. Krijoi pas saj grupe të papërgjegjshme të emëruar dhe të pazgjedhur nga ju, të cilët nuk i jepnin kujt llogari përveç xhepit të tyre. Me reformën e quajtur territoriale, ju dha një goditje shumë e rëndë qeverisjes vendore, qeverisjes së qytetarëve, e cila kishte misione shumë të rëndësishme për zhvillimin e zonave”, tha Berisha.