RTSH publikon udhëzimet për votimin në Eurovision Song Contest

Radio Televizioni Shqiptar ka publikuar manualin e votimit për festivalin Eurovision Song Contest i cili nis më 13 maj. Përmes një videoja, ata kanë treguar hap pas hapi se si duhet ta bëni votimin me SMS. Një gjë që duhet ta keni të gjithë parasysh është se brenda territorit të Shqipërisë ju nuk mund të […]

maj 10, 2025 - 14:00
 0  4
RTSH publikon udhëzimet për votimin në Eurovision Song Contest

Radio Televizioni Shqiptar ka publikuar manualin e votimit për festivalin Eurovision Song Contest i cili nis më 13 maj.

Përmes një videoja, ata kanë treguar hap pas hapi se si duhet ta bëni votimin me SMS. Një gjë që duhet ta keni të gjithë parasysh është se brenda territorit të Shqipërisë ju nuk mund të votoni për Shkodrën Elektronike, grupi i cili përfaqëson vendin në edicionin e sivjetmë.

“Cilido që ndodhet brenda territorit të Shqipërisë, të martën e 13 majit ose përgjatë natës finale më 17 maj do të ketë mundësi te votojë për këngën e parapëlqyer të Festivalit Evropian të Këngës, nëpërmjet mesazheve, të cilët duhet të dërgohen në numrin 54345, me tekst: kodin e këngës, që do të shfaqet gjatë transmetimit, në ekranin e RTSH”.

“Kur të nisin 15 minutat e votimit, ju mund të votoni deri në 20 herë. Kujdes: nga brenda territorit të Shqipërisë, nuk mund të votohet për këngën shqiptare”, thuhet në njoftimin e tyre.

Shqipëria këtë vit përfaqësohet me këngën “Zjerm” nga Shkodra Elektronike që do të performojë në gjysmëfinalen e parë, pra më 13 maj.

Të gjithë ata që jetojnë në diasporë mund të votojnë për Shqipërinë që të kualifikohet në finale. Manuali i votimit vlen për votimin me mesazhe pra me SMS.