Berisha pa rivalë, sot mbahet referendumi për kreun e PD

Partia Demokratike zhvillon sot zgjedhjet për kreun e saj. Procesi i votimit nisi në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00. Sali Berisha është kandidati i vetëm në garë. Ai ka cilësuar këtë proces si një “referendum” për drejtimin e pa...

maj 23, 2026 - 09:30
Berisha pa rivalë, sot mbahet referendumi për kreun e PD

Partia Demokratike zhvillon sot zgjedhjet për kreun e saj. Procesi i votimit nisi në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00.

Sali Berisha është kandidati i vetëm në garë. Ai ka cilësuar këtë proces si një “referendum” për drejtimin e partisë.

Ndryshe nga zgjedhjet e fundit, votat do të numërohen direkt në degë dhe jo në selinë qendrore.

Kujtojmë se përballë Berishës nuk u pranua asnjë kandidat, ndërsa ai u legjitimua si emri i vetëm në zgjedhjet për drejtuesin e ri të partisë për 4 vitet e ardhshme.


Burimi i lajmit: opinion.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.