Berisha pas daljes nga SPAK: Policia greke e ka përzënë Irena Gjokën
Sali Berisha është paraqitur paraditen e sotme në SPAK për të zbatuar masën “detyrim paraqitjeje” për dosjen “Partizani”. Në nje deklaratë për mediat pas daljes nga Struktura e Posaçme, kreu i selisë blu akuzoi kreun e këtij insitutcioni se është penga i parave të krimit. “Këtu takova Altin Troplinin, i cili po pinte një kafe […]

Sali Berisha është paraqitur paraditen e sotme në SPAK për të zbatuar masën “detyrim paraqitjeje” për dosjen “Partizani”. Në nje deklaratë për mediat pas daljes nga Struktura e Posaçme, kreu i selisë blu akuzoi kreun e këtij insitutcioni se është penga i parave të krimit.
“Këtu takova Altin Troplinin, i cili po pinte një kafe me McGonigalin. Dhe McGonigali po e përgëzonte, po i jepte një çmim, atë të armikut të egër të pluralizmit politik. Në duar, McGonigal kishte dosjen e Arubës dhe e urdhëronte që ta fshehësh pafytyrësish siç e ke fshehur gjithë këto vite dhe bënë që qytetarët shqiptarë të mësojnë për një nga aktet më kriminale në historinë e një shteti, takimin në Aruba të qeveritarëve shqiptarë. Bënë që shqiptarët të mësojnë për Arubën nga prokuroria italiane. Bënë që të mësojnë për Arubën nga gjykata belge. Kurse ky llum njerëzor, që ka integritetin e një krimineli, fsheh një nga skandalet më të mëdha në historinë e një shteti. Natyrisht ky është një peng i parave të krimit që i ka larë dhe shndërruar në pronat e tij dhe nuk i justifikon. Por këto kisha për sot për Altin Troplinin”, u shpreh Berisha.
Berisha publikoi edhe një dokument, që sipas tij vërteton se policia greke e ka përzënë Irena Gjokën nga territori i shtetit grek si falsifikatore vizash.
“Tani do t’u njoh me dokumente të reja. Avokati i Irena Gjokës, Altin Troplini, që e mban me çdo kusht këtë delinkuente, këtë kriminele në drejtësi, imagjinoni ju dosjen e ish-presidentit të Republikës, e ish-kryeministrit, e ish-kryetarit të parlamentit, e gjykon një delinkuente, një falsifikatore, një mashtruese që mbahet në detyrë nga i ngjashmi me të, nga si vëllau i saj, Altin Troplini. Kam sjellë këtu dokumente që dëshmojnë se çfarë përfaqëson Irena me 5 mbiemra dhe që Troplini, për ta mbrojtur, i ka hapur dosje penale pa emër. Ky llum ligjor, ky llum njerëzor, shkelmon mbi ligje, mbi fakte, mbi prova, vetëm e vetëm për qëllimet e tij politike. Për të zgjatur jetën e Edi Ramës në pushtet dhe pushtetin e tij. Tani unë kam sjellë këtu certifikatën e datës 24.11.2002, me të cilën policia greke vërteton se e ka përzënë Irena Gjokën nga territori i shtetit grek si falsifikatore vizash. Pra, Irena Gjoka është futur në Greqi duke falsifikuar vizën. Këtu e keni greqisht dhe shqip”, theksoi Berisha.
