Berisha viziton ekspozitën dedikuar presidentit të SHBA-ve: Trump fitoi jo vetëm si shpëtimtar i Amerikës, por edhe i lirisë së botës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vizitoi ditën e sotme ekspozitën e artistit Avin Delvina dedikuar presidentit të ShBA-së, Donald Trump. Në një prononcim për mediat, Berisha përgëzoi artistin për këtë ekspozitë dhe u shpreh se sipas tij fitorja e Trumpit është ngjarja më e rëndësishme pas Luftës së Dytë Botërore dhe rënies së murit […]

Jan 23, 2025 - 01:00
 0  5
Berisha viziton ekspozitën dedikuar presidentit të SHBA-ve: Trump fitoi jo vetëm si shpëtimtar i Amerikës, por edhe i lirisë së botës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vizitoi ditën e sotme ekspozitën e artistit Avin Delvina dedikuar presidentit të ShBA-së, Donald Trump.

Në një prononcim për mediat, Berisha përgëzoi artistin për këtë ekspozitë dhe u shpreh se sipas tij fitorja e Trumpit është ngjarja më e rëndësishme pas Luftës së Dytë Botërore dhe rënies së murit të Berlinit.

Krydemokrati tha ndër të tjera  se Donald Trump fitoi më 5 nëntor si shpëtimtar i Amerikës, por edhe i lirisë së botës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Së pari, dua të përgëzoj nga zemra Avni Delvinën për këtë ekspozitë, kushtuar ndofta ngjarjes më të rëndësishme pas Luftës së Dytë Botërore dhe rënies së murit të Berlinit. Rikthimit me votën e lirë më të fuqishëm, më të jashtëzakonshëm në historinë e njerëzimit të Donald Trump në fronin kryesor, në Shtëpinë e Bardhë.

Siç e shikoni në këtë ekspozitë, Avni Delvina ka një frymëzim sa tokësor aq dhe hyjnor. Por në mënyrë të pa mohueshme, rikthimi dhe inaugurimi i Donald Trump si president i 47 i SHBA-së, është një moment, sa hyjnor aq dhe tokësor.

Është hyjnor mbasi armiqtë e lirisë, përfaqësuesit e anëve më të zeza të njeriut dhe njerëzimit, marksistë-lelinistët, përtej marksistët, sorosianët ishin të angazhuar në një betim se Donald  Trump nuk do të bëhej kurrë president i SHBA-së.

Zoti i shpëtoi atij jetën në 1 të shumtën e milimetrit dhe ky episod u përsërit edhe më vonë, përsëri Donald Trump arriti të fitojë me 5 nëntor si shpëtimtar i Amerikës, por të jemi realist si shpëtimtari i lirisë së botës.

Nuk mund të mohohet se pushtimi i fuqisë së SHBA-së nga ekstremi i majtë nga marksistë-lelinistë dhe post marksistët, sorosianët, përbënte një rrezik madhor për lirinë, familjen dhe identitetin njerëzor.

Marksi siç e dini në doktrinën e tij terroriste, parashikonte krijimin me çdo çmim të njeriut të ri. Xhorxh Soros e çoi dhe më tej doktrinën e Marksit, krijimin, ndërhyrjen në gjininë njerëzore, në vetë identitetin biologjik të njeriut.

Nëqoftëse Marksi mbeti në rrafshin e psikologjisë, Sorosi e shtriu atë përtej psikologjisë dhe vetë biologjinë e qenieve njerëzore.

Për fatin më të keq Shqipëria, njëlloj si dikur që ishte kopshti i lulëzuar eksperimental i stalinizmit, u shndërruar në këto vite në kopshtin e lulëzuar eksperimental të monstrës së njerëzimit që quhet, Xhorxh Soros.

Flamuri i ekstremit të majtë amerikan ishte flamuri i censurës dhe kjo përbënte një kërcënim të jashtëzakonshëm për lirinë e botës.

Ne që kemi përjetuar diktaturën e kemi të qartë se gjithçka fillon me luftën kundër fjalës. Ekstremi i majtë në SHBA arriti ta shndërrojë censurën në politikë zyrtare ta imponojë atë në mbarë botën. Të krijohen zyrat e censurës, të krijohen komisionet e censurës.

Po kështu u krijuan drejtësitë njëlloj si në diktaturat totalitariste, të cilat duhet të përdoreshin sipas shembullit të SHBA-së, për burgosjen, ndëshkimin e kundërshtarëve politikë.

Pra u rikthye një moto, por tani në kushte të tjera të cilën e pa përshkruar me aq mjeshtëri At Zef Pllumi në librin e tij; Pas nesh, do jemi ne, nuk ka më alternativë.