Berisha mesazh urimi për Trump: Rikthimi juaj, një mrekulli e vërtetë
Kryetari i PD, Sali Berisha i është drejtuar me një letër Presidentit të SHBA, Donald Trump, për zgjedhjen e tij si president i 47-të i SHBA. Kryedemorkati e cilëson mrekulli për njerëzimin rikthimin e Trump, ndërsa shprehet se tashmë do të marrin fund dhe financimet për qeveritë e majta që përdorin drejtësinë për të goditur […]
Kryetari i PD, Sali Berisha i është drejtuar me një letër Presidentit të SHBA, Donald Trump, për zgjedhjen e tij si president i 47-të i SHBA.
Kryedemorkati e cilëson mrekulli për njerëzimin rikthimin e Trump, ndërsa shprehet se tashmë do të marrin fund dhe financimet për qeveritë e majta që përdorin drejtësinë për të goditur liderët konservatorë të opozitës.
Letra e Berishës për Trump
I nderuar Zoti President,
Së pari, më lejoni të uroj inaugurimin tuaj si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, në rikthimin më të fuqishëm dhe më të jashtëzakonshëm përmes votës së lirë në historinë e njerëzimit. Në këtë rast, do të doja gjithashtu të theksoj se rikthimi juaj i madh ishte një mrekulli e vërtetë për kombin e madh amerikan dhe tërë botën.
Rikthimi i Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është shpëtimi i Shteteve të Bashkuara, por jo vetëm, nga përmbytja politike, kulturore dhe sociale e sjellë nga politikat zyrtare të administratës amerikane nën agjendën ekstremiste të majtë, marksiste-leniniste dhe përtej marksiste, sorosiane. Me flamurin e tyre të censurës, kulturës ëoke, dhe sulmeve ndaj familjes dhe identitetit gjinor të njeriut, kjo agjendë paraqiti një kërcënim të madh për civilizimin perëndimor dhe mbarë njerëzimin.
Është besimi im i thellë se rikthimi i Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë shënon fundin e përdorimit të parave të taksapaguesve amerikanë dhe fuqisë së SHBA-së kundër opozitave konservatore në mbarë botën. Shënon fundin e transformimit të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur të super-spekulatorit, korruptorit dhe censorit të planetit, Soros, de facto në ambasada në hije të Shteteve të Bashkuara.
Ky rikthim shënon fundin e mbështetjes së SHBA-së për qeveritë të majta për të përdorur sistemin e drejtësisë si në SHBA, për të përndjekur, arrestuar dhe burgosur kundërshtarët politikë konservatorë.
Partia Demokratike e Shqipërisë, një partner dhe aleat i Partisë Republikane dhe SHBA-së, që në themelimin e saj është e vendosur të bashkëpunojë ngushtë me administratën amerikane për lidhje më të forta miqësore mes dy vendeve dhe popujve tanë.
Shqiptarët që përballen me një narko-diktaturë të vërtetë inkurajohen shumë nga angazhimi i Presidentit Donald Trump për të shpallur kartelët e drogës si grupe terroriste.
Duke përfunduar, kam nderin të dërgoj edhe njëherë urimet e mia më të përzemërta për ju, Zoti President, dhe t’ju uroj sukses të madh në udhëheqjen tuaj të vendosur, vizionare dhe transformuese të Shteteve të Bashkuara në interesin më të mirë të vendit tuaj, liderit të botës së lirë, dhe miqve dhe aleatëve të tij në mbarë botën.
Me sinqeritet,
Sali Berisha
Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë