Besnik Osmani viziton kompanitë farmaceutike: Premton mbështetje për bizneset vendore
Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar kompaninë farmaceutike vendore TrePharm, e cila prodhon dhe shpërndan barna e pajisje mjekësore. Ai e cilësoi këtë kompani si një shembull të fuqishëm të suksesit dhe inovacionit vendor. “Sot vizituam TrePharm, kompani farmaceutike vendore që prodhon dhe shpërndan barnat dhe pajisjet mjekësore me cilësi të


Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar kompaninë farmaceutike vendore TrePharm, e cila prodhon dhe shpërndan barna e pajisje mjekësore. Ai e cilësoi këtë kompani si një shembull të fuqishëm të suksesit dhe inovacionit vendor.
“Sot vizituam TrePharm, kompani farmaceutike vendore që prodhon dhe shpërndan barnat dhe pajisjet mjekësore me cilësi të lartë. Një shembull i fuqishëm i suksesit dhe inovacionit vendor,” tha Osmani.
Ai shtoi se gjatë vizitës ka parë nga afër punën e stafit dhe proceset që garantojnë produkte të sigurta e të besueshme, duke kontribuar drejtpërdrejt për një Kosovë më të shëndetshme dhe më të zhvilluar.
“Premtoj që do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset vendore. Fushë Kosova PËRTEJ!”, theksoi Osmani.
