Më 11 tetor përfundon votimi përmes postës për votuesit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 11 tetor përfundon periudha e votimit jashtë Kosovës për shtetasit e Kosovës, të cilët janë regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet e 12 tetorit. Sipas KQZ-së, kjo periudhë, e cila ka filluar më 17 shtator, vlen vetëm për 43,933 shtetasit që janë regjistruar suksesshëm si

tetor 8, 2025 - 11:30
 0
Më 11 tetor përfundon votimi përmes postës për votuesit jashtë Kosovës
Më 11 tetor përfundon votimi përmes postës për votuesit jashtë Kosovës

Më 11 tetor përfundon votimi përmes postës për votuesit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 11 tetor përfundon periudha e votimit jashtë Kosovës për shtetasit e Kosovës, të cilët janë regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet e 12 tetorit.

Sipas KQZ-së, kjo periudhë, e cila ka filluar më 17 shtator, vlen vetëm për 43,933 shtetasit që janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës.

Poashtu bëhet e ditur se deri më 11 tetor, votuesit e regjistruar jashtë Kosovës duhet të dërgojnë pakon e tyre me fletëvotime në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së.

“Me qëllim të ofrimit të mundësisë për votim për shtetasit që janë regjistruar për të votuar përmes postës, kutitë postare janë funksionale në këto shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanadë, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Mbretëri e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër”.