Artan Abrashi: Me unitet dhe mobilizim drejt fitores më 12 tetor

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka zhvilluar një takim me kandidatët për asamble të listës së Lëvizjes, në zyrën qendrore të Qendrës së Lëvizjes në Prizren. Në këtë takim, morën pjesë edhe shefi i shtabit, deputeti Arbër Rexha, dhe bartësja e listës, Dafina Alishani. Gjatë fjalës së tij, Abrashi theksoi rëndësinë e mobilizimit

shtator 29, 2025 - 17:00
 0
Artan Abrashi: Me unitet dhe mobilizim drejt fitores më 12 tetor
Artan Abrashi: Me unitet dhe mobilizim drejt fitores më 12 tetor

Artan Abrashi: Me unitet dhe mobilizim drejt fitores më 12 tetor

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka zhvilluar një takim me kandidatët për asamble të listës së Lëvizjes, në zyrën qendrore të Qendrës së Lëvizjes në Prizren. Në këtë takim, morën pjesë edhe shefi i shtabit, deputeti Arbër Rexha, dhe bartësja e listës, Dafina Alishani.

Gjatë fjalës së tij, Abrashi theksoi rëndësinë e mobilizimit maksimal të strukturave për zgjedhjet e 12 tetorit, duke e cilësuar unitetin si forcën kryesore drejt fitores.

“Uniteti ynë është fuqia jonë,” tha Abrashi, duke shtuar se Lëvizja është më e përgatitur se kurrë për të sjellë ndryshimin që qytetarët e Prizrenit presin.