Beteja me Grubin, Mexhiti: Qëndrimet e mia u konfirmuan, më vjen keq kur shoh se BDI po shkatërrohet

Betejën që ka pasur Izet Mexhiti në BDI, thotë se nuk e ka pasur personale, por e ka ngritur zërin kur ka filluar tjetërsimi i partisë. Sipas Mexhitit, reagimet e tij tani u vërtetuan dhe ndjen kënaqësi për këtë, por sidoqoftë thotë se i vjen keq për gjendjen në të cilën ndodhet tani ky subjekt […] The post Beteja me Grubin, Mexhiti: Qëndrimet e mia u konfirmuan, më vjen keq kur shoh se BDI po shkatërrohet appeared first on InfoShqip.com.

dhjetor 17, 2024 - 22:00
 0  5
Beteja me Grubin, Mexhiti: Qëndrimet e mia u konfirmuan, më vjen keq kur shoh se BDI po shkatërrohet

Betejën që ka pasur Izet Mexhiti në BDI, thotë se nuk e ka pasur personale, por e ka ngritur zërin kur ka filluar tjetërsimi i partisë. Sipas Mexhitit, reagimet e tij tani u vërtetuan dhe ndjen kënaqësi për këtë, por sidoqoftë thotë se i vjen keq për gjendjen në të cilën ndodhet tani ky subjekt politik.

“Sot nëse më pyet, po ka një kënaqësi sepse u vërtetua se qëndrimet e mia kanë qenë të drejta, kanë qenë korrekte, kanë qenë të argumentuara dhe prandaj ky është përfundimi. Kjo që shihet sot nuk do shumë elaborim, sepse u elaborua, mirëpo në anën tjetër nuk ndjej kënaqësi siç nuk kam ndjerë kënaqësi me tjetërsimin që i ka ndodhur atij subjekti, nuk ndjej kënaqësi kur e shoh në shkatërrim të sipërm, në rënie të lirë, sepse unë si individ kam investuar pjesën më të mirë të rinisë aty”, tha Izet Mexhiti.

E kur është tani në anën tjetër, si e sheh Mexhiti figurën e Ali Ahmetit, i cili shpesh herë llogaritet si figurë kombëtare?

“Kur e kam parë mirë i kam shërbyer, me gjithë qenien me gjithë dijen, me gjithë mundësitë e kur nuk e kam parë mirë e kam ngritur zërin, sot kjo është situata, nuk do të humbim kohë rreth këtij debati sepse është e dukshme si situatë. Domethënë e kanë humbur busullën dhe duhet ta kuptojnë se ka një realitet të ri dhe askush nuk është mbi ligjin, askush nuk është i paprekshëm dhe sa më shpejtë ta kuptojnë këtë më mirë do të bëhet”, tha Mexhiti.

Qëndrimet e tij për bashkëpunimin e Grubit me Mijallkovin, Mexhiti pohon se i ka elaboruar edhe në parti edhe në media, duke shtuar se reagime ka pasur edhe për siç e quan, asistentin e tij Përparim Bajramin. Sipas Mexhitit, Ahmeti ka qenë i informuar për të gjitha punët që bënte Grubi.

The post Beteja me Grubin, Mexhiti: Qëndrimet e mia u konfirmuan, më vjen keq kur shoh se BDI po shkatërrohet appeared first on InfoShqip.com.