“Betejë” në Facebook: Osmani dhe Taravari “thumbojnë” njëri – tjetrin!

Dy kandidatët presidencial që garuan në rrethin e parë zgjedhor, Bujar Osmani nga Fronti Evropian dhe Arben Taravari nga koalicioni VLEN, gjatë kësaj të diele, sic njofton KlanM, janë “përplasur” nga distanca, lidhur me zhvillimet e fundit në skenën politike të vendit, veçanërisht pas deklaratave të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit, se si pjesë të […]

Prill 29, 2024 - 01:00
 0  7
“Betejë” në Facebook: Osmani dhe Taravari “thumbojnë” njëri – tjetrin!

Dy kandidatët presidencial që garuan në rrethin e parë zgjedhor, Bujar Osmani nga Fronti Evropian dhe Arben Taravari nga koalicioni VLEN, gjatë kësaj të diele, sic njofton KlanM, janë “përplasur” nga distanca, lidhur me zhvillimet e fundit në skenën politike të vendit, veçanërisht pas deklaratave të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit, se si pjesë të Qeverisë së ardhshme preferon opozitën shqiptare – VLEN.

“Disa lider partiak, lusin natën ata që i shajnë ditën” – ka qenë postimi në Facebook i Arben Taravarit.

Mbase, sic njofton KlanM, kjo i referohet deklaratës së Mickoskit se BDI-ja po dërgon emisarë për të negocuar për qeverinë e ardhshme.

“Mos ke frikë Arben, nuk ta marrim Mickoskin, ne kërkojmë besimin e qytetarëve” – ka qenë reagimi i menjëhershëm po në Facebook të Bujar Osmanit.

Ndryshe gjatë kësaj të diele, Mickoski në një prononcim për mediat, sic njofton KlanM, deklaroi se pjesë e qeverisë së ardhshme do të jetë koalicioni VLEN, duke pohuar se nuk ka dëgjuar si kusht nga opozita shqiptare çështjen e ndryshimeve kushtetuese./tvklan.mk