Sot ankohen se po u bëhet e padrejtë! Çfarë kishte bërë BDI-ja bashkë me Gruevskin në 2016-në për votat?
Fronti Evropian që ditëve të fundit po ankohet për inxhinjering zgjedhor duke akuzuar Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për vendime të padrejta për të shkuar në rivotim, të njëjtën e kishte bërë në vitin 2016 bashkërisht me VMRO-DPMNE-në, shkruan Alsat. Në dhjetor të vitit 2016 kur u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Lëvizja Besa kishte dorëzuar […] The post Sot ankohen se po u bëhet e padrejtë! Çfarë kishte bërë BDI-ja bashkë me Gruevskin në 2016-në për votat? appeared first on InfoShqip.com.
Fronti Evropian që ditëve të fundit po ankohet për inxhinjering zgjedhor duke akuzuar Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për vendime të padrejta për të shkuar në rivotim, të njëjtën e kishte bërë në vitin 2016 bashkërisht me VMRO-DPMNE-në, shkruan Alsat.
Në dhjetor të vitit 2016 kur u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Lëvizja Besa kishte dorëzuar ankesa për parregullsi zgjedhore në njësinë e 6 dhe njësinë e dytë zgjedhore.
Në vend të Nexhmedin Kahremanit që ishte kandidat për deputet i Lëvizjes Besa, me vendim të KSHZ-së mandati për deputet i shkoi VMRO-DPMNE-së edhe atë për 300 vota.
KSHZ-ja madje kishte konstatuar se falë sistemit të numërimit mandati mund t’i kalojë partisë më të madhe me mandate duke mos shqyrtuar as mundësine e rivotimit.
Një veprim të ngjashëm KSHZ-ja e kishte marr edhe kundër kandidatit për deputet Admirim Aliti. Ai nuk arriti të bëhet deputet për 50 vota, pasi kështu vendosi shumica e anëtarëve të KSHZ-së të cilët një mandat e çuan në subjekt tjetër. Edhe në këtë rast KSHZ-ja kishte vendosur që të mos shkohet në rivotim pasi rezultati nuk do të ndikonte apo ndryshonte asgjë nga ajo për të cilën kishte vendosur organi për organizimin e proceseve zgjedhore.
Aso kohe para KSHZ-së organizoheshin protesta. Ish kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski kishte bërë thirrje që të ruhet vota e VMRO-së, ndërsa në protestuesit kishin lëshuar fishekzjarrë në drejtim të dritareve të KSHZ-së ku po mbahej seanca për shqyrtimin e ankesave. Lëvizja Besa aso kohe përveç BDI-së kishte akuzuar edhe PDSH-në si ndihmëse të internistëve për t’i çuar një mandat VMRO-DPMNE-së së Nikolla Gruevskit.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016 falë vendimit të KSHZ-së pa mundësi rivotimi, VMRO-DPMNE-ja krijoi diferencë në mandate 51 me 49 në raport me LSDM-në, duke i hequr kështu dy mandate Lëvizjes Besa e cila kishte përfunduar me 5 deputetë, BDI me 10, Aleanca për Shqiptarët me 3 dhe PDSH-ja me dy mandate. / Alsat.mk
The post Sot ankohen se po u bëhet e padrejtë! Çfarë kishte bërë BDI-ja bashkë me Gruevskin në 2016-në për votat? appeared first on InfoShqip.com.