Betohen te Presidenti Begaj 7 ministrat e rinj të kabinetit qeveritar

Është zhvilluar sot në Pallatin e Brigadave ceremonia e betimit te Presidenti Bajram Begaj e 7 ministrave të kabinetit qeveritar. Ministrat vendosën dorën mbi Kushtetutë, hapi i fundit procedural që u jep dritën jeshile ministrave që të hyjnë në zyrë. Vullneti i Edi Ramës për të ndryshuar kabinetin qeveritar nuk u vu në dyshim nga Bajram […]

Mars 6, 2026 - 12:00
 0
Betohen te Presidenti Begaj 7 ministrat e rinj të kabinetit qeveritar

Është zhvilluar sot në Pallatin e Brigadave ceremonia e betimit te Presidenti Bajram Begaj e 7 ministrave të kabinetit qeveritar.
Ministrat vendosën dorën mbi Kushtetutë, hapi i fundit procedural që u jep dritën jeshile ministrave që të hyjnë në zyrë.

Vullneti i Edi Ramës për të ndryshuar kabinetin qeveritar nuk u vu në dyshim nga Bajram Begaj, i cili 48 orë pasi takoi kryeministrin, dekretoi ndryshimet. 

Belinda Balluku dorëzoi të dyja pozicionet në Këshillin e Ministrave, ku atë të zëvendëskryeministres e merr Albana Koçiu, ndërsa Ministër për Infrastrukturën dhe Energjinë bëhet Enea Karanaçi.

Pirro Vëngu dhe Elisa Spiropali u larguan nga qeveria, ku Ministrinë e Mbrojtjes e mori Erman Nufi ndërsa Punët e Jashtme diplomati Ferit Hoxha.

Pjesë të ndryshimeve qeveritare ishin edhe rokadat e brendshme kur Besfort Lamallari i dorëzoi Toni Gogut Ministrinë e Drejtësisë për të marrë Ministrinë e Brendshme.

Ndërsa Ministrinë e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin do ta drejtojë Erjona Ismalili.