Bie fasada e ndërtesës në Fushë Kosovë, lëndohet një person

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e rënies së fasadës së një objekti në afërsi të shkollës “Mihal Grameno”. Izja Mjeku, drejtor i Shërbimeve Publike në këtë komunë ka apeluar për kujdes. “Sipas informacioneve që i kam marrë nga policia, një person është lënduar por jo shumë. E kanë dërguar në QKMF”, tha ai.

Jan 26, 2026 - 02:00
 0
Bie fasada e ndërtesës në Fushë Kosovë, lëndohet një person

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e rënies së fasadës së një objekti në afërsi të shkollës “Mihal Grameno”.

Izja Mjeku, drejtor i Shërbimeve Publike në këtë komunë ka apeluar për kujdes.

“Sipas informacioneve që i kam marrë nga policia, një person është lënduar por jo shumë. E kanë dërguar në QKMF”, tha ai. në Facebook ka njoftuar se po ashtu edhe një veturë është dëmtuar.

“Ekipet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë tonë, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, së bashku me qytetarët, kanë pastruar zonën. Drejtoria e Shërbimeve Publike apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit për shkak të erërave të forta”, ka shkruar ai.