Bie perandoria e “peshkaqenit”, Princ Dobroshi dënohet me kaq vite burg në Gjermani

61-vjeçari, Princ Dobroshi, u shpall fajtor të mërkurën nga Gjykata Rajonale e Hamburgut, duke u dënuar me 13 vite burg për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës drejt Europës. Gjyqi lidhej me kontrabandimin e 10 tonëve kokainë nga Amerika Qendrore dhe Jugore përmes portit të Hamburgut në vitin 2020. Sipas gjykatës, Dobroshi – i […]

shtator 19, 2025 - 22:00
 0
Bie perandoria e “peshkaqenit”, Princ Dobroshi dënohet me kaq vite burg në Gjermani

61-vjeçari, Princ Dobroshi, u shpall fajtor të mërkurën nga Gjykata Rajonale e Hamburgut, duke u dënuar me 13 vite burg për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës drejt Europës.

Gjyqi lidhej me kontrabandimin e 10 tonëve kokainë nga Amerika Qendrore dhe Jugore përmes portit të Hamburgut në vitin 2020. Sipas gjykatës, Dobroshi – i njohur prej dekadash në botën e krimit si “Peshkaqeni” – kishte luajtur rolin kryesor në këtë rrjet kriminal ndërkombëtar.

Dobroshi ka një histori të gjatë kriminale që daton në vitet 1990.

Ai ishte arrestuar në Norvegji në vitin 1993, u arratis nga burgu në vitin 1997 dhe u kap sërish në Pragë në vitin 1999. Pas lirimit në vitin 2005, ai duket se është rikthyer në aktivitetin kriminal me më shumë ndikim se kurrë më parë, raportin Bild.

Rrjeti që drejtonte ai përfshinte transportimin e kokainës në kontejnerë, të maskuar mes ngarkesave me banane, oriz, qymyr ose xhelatinë. Pasi mbërrinin në Hamburg, kontejnerët hapeshin, droga merrej, dhe më pas kontejnerët vuloseshin sërish me vula të falsifikuara. Ekzistojnë dyshime për përfshirjen e punëtorëve të portit në këtë proces.