Bisedë telefonike Mucunski-Hoxha: U theksua rëndësia e Korridorit 8, projekt me prioritet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, realizoi sot një bisedë telefonike me ministrin për Europë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, përcjell TV21.Nga MPJTJ thonë se të dy ministrat konfirmuan kënaqësinë e përbashkët për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes dy vendeve, duke theksuar gatishmërinë për t’i avancuar […]

Mars 16, 2026 - 12:00
 0
Bisedë telefonike Mucunski-Hoxha: U theksua rëndësia e Korridorit 8, projekt me prioritet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, realizoi sot një bisedë telefonike me ministrin për Europë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, përcjell TV21.Nga MPJTJ thonë se të dy ministrat konfirmuan kënaqësinë e përbashkët për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes dy vendeve, duke theksuar gatishmërinë për t’i avancuar ato më tej.

“Gjatë bisedës u diskutua edhe për perspektivën evropiane të dy shteteve, si dhe për aktivitetet e përbashkëta në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Po ashtu, u theksua rëndësia e projektit të Korridorit 8, i cili përbën një prioritet të përbashkët me rëndësi për të dy vendet, si dhe për avancimin e lidhshmërisë rajonale dhe zhvillimit. Ministri Mucunski theksoi rëndësinë e pakicës kombëtare maqedonase në Shqipëri, e cila përfaqëson një urë të rëndësishme miqësie dhe kontribuon shtesë në thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ministrat gjithashtu diskutuan për Liqenin e Ohrit, detyrimet që rrjedhin nga UNESCO, si dhe për përgjegjësinë e përbashkët për mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të këtij rajoni. Të dy ministrat ndanë mendime edhe për çështjet aktuale të bashkëpunimit rajonal, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe kontributin e përbashkët të dy vendeve për stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPJTJ.

Në një postim në platformën X, Hoxha theksoi se “Këtë mëngjes pata një telefonatë të parë të dobishme dhe produktive me kolegun tim Timco Mucunski, duke riafirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Për ne, Maqedonia e Veriut nuk është vetëm një vend fqinj dhe mik, por edhe një aleat i çmuar i NATO-s dhe një partner i ngushtë rajonal.”

Ministri nënvizoi se integrimi evropian i dy vendeve është me rëndësi strategjike, teksa shtoi se, “Ramë dakord se integrimi evropian i dy vendeve tona  dhe i të gjithë Ballkanit Perëndimor, është investimi më i mirë në stabilitet dhe siguri, si për rajonin tonë, ashtu edhe për Bashkimin Evropian.”

Një tjetër pikë e rëndësishme e bisedës ishte zbatimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

Hoxha u shpreh se “Riafirmuam rëndësinë e madhe të zbatimit të plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, gurthemel i bashkëjetesës ndëretnike dhe stabilitetit institucional. Nënvizova rëndësinë e përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore, përmes zgjidhjeve që respektojnë parimet kushtetuese dhe pasqyrojnë karakterin shumëetnik të vendit.”