Bisedimet kanë nisur, Milan transferon yllin e Realit në merkaton e janarit
Milan ka gati përforcimin e parë për merkaton e janarit. Skuadrat e mëdha europiane nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e janarit. Mes skuadrave më aktive është edhe Milani me drejtuesit që kanë piketuar përforcimin e parë për afatin dimëror. Portali i njohur spanjoll Fichajes.net, ka lëshuar një lajm të […]


Milan ka gati përforcimin e parë për merkaton e janarit.
Skuadrat e mëdha europiane nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e janarit.
Mes skuadrave më aktive është edhe Milani me drejtuesit që kanë piketuar përforcimin e parë për afatin dimëror.
Portali i njohur spanjoll Fichajes.net, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se Milan ka nisur bisedimet me Realin për huazimin e Diaz në merkaton e janarit.
Diaz ishte i huazuar te Milani për tre sezone, duke luajtur 124 ndeshje dhe me fanellën e Rosonerëve ka realizuar 18 gola dhe 15 asistime.
Rosonerët janë në kërkim të përforcimeve për vijën e sulmit dhe e kanë identifikuar Diaz si përforcimin ideal.
Sipas Fichajes, Diaz do ti bashkohet Milanit në formë huazimi me opsion blerjeje dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.