Shpërthim tragjik gjatë festimeve në resortin e skive në Zvicër, raportohet për shumë të vdekur e të plagosur! (VIDEO)
Një shpërthim i fuqishëm ka goditur një bar në resortin luksoz zviceran të skive Crans-Montana, duke vrarë dhe plagosur disa persona, tha policia. “Pati një shpërthim për shkak të panjohur”, tha Gaetane Latton, një zëdhënës i policisë kantonale të Valais, për AFP. “Ka shumë të plagosur dhe shumë të vdekur”, shtoi ai. Shpërthimi ndodhi rreth […] The post Shpërthim tragjik gjatë festimeve në resortin e skive në Zvicër, raportohet për shumë të vdekur e të plagosur! (VIDEO) appeared first on InfoShqip.com.
Një shpërthim i fuqishëm ka goditur një bar në resortin luksoz zviceran të skive Crans-Montana, duke vrarë dhe plagosur disa persona, tha policia.
“Pati një shpërthim për shkak të panjohur”, tha Gaetane Latton, një zëdhënës i policisë kantonale të Valais, për AFP. “Ka shumë të plagosur dhe shumë të vdekur”, shtoi ai.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 1:30 të mëngjesit, në barin Le Constellation, i cili frekuentohet nga turistët gjatë festimeve të Vitit të Ri.
Gazeta zvicerane Blick vlerëson se zjarri mund të jetë shkaktuar nga fishekzjarrët gjatë një koncerti, megjithatë, ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga Policia mbi shkaqet e tragjedisë.
Crans-Montana është një vendpushim luksoz skijimi i vendosur në zemër të Alpeve Zvicerane, rreth dy orë larg kryeqytetit zviceran, Bernës. Sipas BBC-së, vendpushimi do të presë një ngjarje të madhe skijimi, Kupën Botërore FIS, në fund të janarit.
The post Shpërthim tragjik gjatë festimeve në resortin e skive në Zvicër, raportohet për shumë të vdekur e të plagosur! (VIDEO) appeared first on InfoShqip.com.