Shkurte Fejza uron Vitin e Ri 2026, habit me stilin e ri të flokëve!

Ikona e muzikës popullore shqiptare, Shkurte Fejza, ka përcjellë një urim të veçantë për Vitin e Ri 2026, duke tërhequr vëmendjen jo vetëm me mesazhin e saj, por edhe me pamjen e re. Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, Shkurta u shfaq me një stil të ri flokësh, ndryshe nga ai që publiku […]

Jan 1, 2026 - 12:00
 0
Shkurte Fejza uron Vitin e Ri 2026, habit me stilin e ri të flokëve!

Ikona e muzikës popullore shqiptare, Shkurte Fejza, ka përcjellë një urim të veçantë për Vitin e Ri 2026, duke tërhequr vëmendjen jo vetëm me mesazhin e saj, por edhe me pamjen e re.

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, Shkurta u shfaq me një stil të ri flokësh, ndryshe nga ai që publiku është mësuar ta shohë ndër vite, duke marrë menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit dhe admiruesit e saj, raporton ORAinfo.

Pamja elegante dhe ndryshimi subtil në stil u komentuan gjerësisht si një freski dhe risi për këngëtaren e njohur.

Në urimin e saj, Shkurte Fejza shkroi: “Gëzuar 2026✨ Uroj që ky vit të sjellë gëzim dhe begati për çdo familje shqiptare.”

Postimi u prit me qindra pëlqime dhe komente pozitive, ku fansat e uruan për vitin e ri, por edhe e komplimentuan për paraqitjen dhe elegancën e saj.

Shkurte Fejza mbetet një nga figurat më të respektuara të artit shqiptar, e cila edhe këtë herë dëshmoi se di të ruajë lidhjen e ngushtë me publikun, duke përcjellë mesazhe pozitive dhe duke reflektuar finesë në çdo paraqitje të saj. /ORAinfo/