Bislimi dhe Alam biseduan për rritjen ekonomike në vend

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur në takim ekipin nga Banka Botërore që udhëhiqej nga Drejtori Rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore, Asad Alam, ku kanë diskutuar rreth zhvillimit që ka njohur vendi veçanërisht përgjatë viteve të fundit. Në një postim në ‘Facebook’, Bislimi bëri të ditur temat për të cilat kanë diskutuar. “Nga rritja ekonomike

Nëntor 14, 2024 - 17:00
 0  6
Bislimi dhe Alam biseduan për rritjen ekonomike në vend
bislimi-dhe-alam-biseduan-per-rritjen-ekonomike-ne-vend

bislimi-dhe-alam-biseduan-per-rritjen-ekonomike-ne-vend

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur në takim ekipin nga Banka Botërore që udhëhiqej nga Drejtori Rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore, Asad Alam, ku kanë diskutuar rreth zhvillimit që ka njohur vendi veçanërisht përgjatë viteve të fundit.

Në një postim në ‘Facebook’, Bislimi bëri të ditur temat për të cilat kanë diskutuar.

“Nga rritja ekonomike, tek rritja e punësimit, prezantimit të skemave për mbështetjen e familjeve, fëmijëve dhe nënave lehona, ishin vetëm disa nga temat të cilat i trajtuam bashkërisht”, ka shkruar Bislimi.

Tutje, Bislimi falënderoi ekipin e Bankës Botërore për bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe për vlerësimin pozitiv të shprehur rreth performancës së Kosovës dhe rritjes ekonomike të vendit.